Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Kush është operativi i devotshëm i diktaturës, që dikur i shante e mallkonte, por tani jeton e punon me amerikanët në SHBA

13/12/2016
FOTO/ Kush është operativi i devotshëm i diktaturës, që dikur i shante e mallkonte, por tani jeton e punon me amerikanët në SHBA
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kastriot Dervishi

kastriot dervishi, e vogel new

Kastriot Dervishi

Këto ditë, gjatë një “remonti elektronik”, vura re se krahas shumë mesazheve anonime, në rraqet e postës sime elektronike të “Facebook” ndodhej një mesazh i palexuar, i shkruar nga ish punëtori operativ të Sigurimit të Shtetit, Kristaq Pleqi, të cilin po e bashkëlidh. Pleqi ishte i shqetësuar se nuk isha “emëruar” historian nga partia e tij dhe me këtë rast po shfrynte dufin në rrjetin social. Po i kthej një përgjigje publike Pleqit, emrin e të cilit besoj se e njohin shumë mirë të përndjekurit politikë që kanë pasur “fatin” të jetojnë në Lushnjë, por edhe në zona të tjera ku Pleqi pati mundësinë të lëshojë ligësinë e tij.
Me sa kuptova, ish operativi i devotshëm i diktaturës jeton në SHBA, pikërisht në shtetin që ka sharë e mallkuar gjatë gjithë jetës së tij si persekutor. Duke harruar porositë e partisë dhe shokut Enver, shoku Kristaq e kishte amerikanizuar emrin e tij, ndërsa shkollën e Saukut e zëvendësonte me një kurs amerikan. Emrin e tij si persekutor e kam lexuar në qindra dokumente. E kam njohur si punëtor të devotshëm partie i specializuar për të “kontrolluar, përpunuar dhe goditur armikun e klasës”. Pleqi (është nga Voskopoja e Korçës, i datëlindjes 17. 02. 1953), për shumë vite ka shërbyer si punëtor operativ i Sigurimit të Shtetit, sidomos në Rrethin e Lushnjës (fshatrat Gradishtë, Plug, Savër, Gjazë, Grabian dhe Rrapëz), duke vigjiluar e treguar përkushtim komunist mbi të përndjekurit politikë.
mesgNdërsa jeta ime e deritashme është e kaluar me mijëra orë në biblioteka e arkiva, jeta e Kristaq Pleqit është e kaluar duke u bërë keq njerëzve. Kristaqi ruante të internuarit të mos kalonin zonën e banimit që ishte zakonisht ndonjë vijë kanali apo shenjë mullari. Kristaqi dhe shokët e tij ndiqnin të lindurit në internim “si agjentë të zbulimit italian”, “zbulimit grek” apo “zbulimit amerikan”.
kristaq pleqi1Gjithë puna e Kristaqit dhe shokëve të tij konsistonte në nxirjen sa më shumë të jetës së personave që ishin të internuar apo të përcaktuar si “armiq të klasës”. Këta përdornin lloj-lloj mjetesh e presionesh dhe e quanin trimëri të madh kur në kushte të tilla rekrutonin “me material shtrëngues”, ndonjërin prej tyre.
Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar që i kam shkaktuar trazim emocional Pleqit dhe uroj që të mos vijë kurrë dita të më lavdërojnë persekutorët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.