Nje sukses tjeter madhor i opozites ne mbrojtjen e standarteve nderkombetare te sistemit te drejtesise e ka konsideruar deputeti i PD-së, Berisha përgjigne që Kushtetuesja ka marrë nga Komisioni i Venecias në lidhje me ligjin e Vetingut.
Berisha deklaron se më këtë përgjigje, Rama nuk mund të kapë drejtësinë.
“Te dashur miq, opozita, ekspertet e saj te shkelqyer, derguan ne Gjykate Kushtetuese ligjin e Vettingut, pasi sipas tyre, me kete ligj, Edi Rama vendos ne kthetrat e tij nepermjet institucioneve qe drejtohen nga sekretare mafioz te burimeve njerezore apo statutit te Partise Siçiliste.
Ky shqetesim madhor i opozites merr pergjigje te shkelqyer nga Komisioni i Venecias, i cili ne konkluzione te miratuar prej tij vlereson ne menyren me serioze kete shqetesim, dhe ne konkluzione dhe ne nje seri nenesh si 64; 58; 57 i kerkon Gjykates Kushtetuese te shqyrtoje ligjin dhe te garantoje kontrollin e plote te procesit nga trupa kushtetuese, te drejtoje dhe kontrolloje plotesisht procesin e vettingut si dhe çdo prove, dokument apo gje tjeter te organeve qe varen te Edvini!
Ky eshte nje sukses i madh i eksperteve te opozites, te cilet ndonese nuk i jane drejtuar vet komisionit, por gjejne plotesisht te adresuara nga ky komision shqetesimin per te cilin ju drejtuan Gjykates Kushtetuese!”, shkruan Berisha.
Pak minuta më parë Kryeministri Edi Rama i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të jepte shpejt verdiktin për të implementuasr ligjin ndërkohë që theksoi se nuk ishte e nevojshme që të dëgjohej Venecia.





