Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrëfimi i gjyshit të të miturve në Korçë: Nuk i vrau Naumi fëmijët por Marsela, dyshimet tona

12/12/2016
Rrëfimi i gjyshit të të miturve në Korçë: Nuk i vrau Naumi fëmijët por Marsela, dyshimet tona
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ngjarja makabër e familjes Toshi në Korçë, ku babai vrau dy fëmijët e mitur dhe më pas veten ka qenë sot tema e emisionit “Me zemër te hapur” në Neës24. Ndryshe nga çfarë është deklaruar edhe zyrtarisht nga policia, babai i 41-vjeçarit Andrea Toshi akuzon nusen e djalit, Marselën, nënën e dy fëmijëve për vrasjen. Por ai ngre dyshime të tjera dhe thotë se natën e krimit, sipas fqinjëve në shtëpi kanë qenë edhe 3 persona të panjohur.
Ai ka rrëfyer tmerrin e përjetuar ditën e krimit dhe marrëdhënien me nusen e djalit dhe Naumin. Gjatë gjithë bisedës në studio, i moshuari, babai i 6 fëmijëve ka qarë dhe thotë se që në fillim i kishte thënë djalit të tij se “Marsela do t’i hante kokën”. Andrea Toshi i bën apel organeve të hetimit për zbardhjen e së vërtetës.
Ai nuk beson se aktin makabër e ka kryer i biri dhe akuzon nusen e djalit si kriminele.
Si ndihesh, ke qenë edhe dëshmitari i parë?
Andrea: Unë jetoj në shtëpinë e çupës, djali jetonte në shtëpinë time. Vajta të hapja pulat dhe gjeta letrën. (qan)
 Kur e kishe takuar?
Në mbrëmje e kisha takuar. Më tha thuaj motrës të vijë të më bëjë një lakror.
Cila ishte biseda e fundit me Naumin?
Vetëm këtë. Qëkur e mori i thashë do të hajë kokën. Kishte 5 vjet i martuar.
Ju nuk e keni dashur asnjëherë Marselën? E kemi dashur si nuk e kemi dashur. E kemi trajtuar më mirë se 3 nuset e tjera. Kur iku në Greqi, ajo tha do iki dhe unë baba. Do iki në një vend dhe erdha. Prit 2 e prit 3 orë e hiç. Fëmijët loznin. I thashë ç’u bëre. Nuk më ktheu përgjigje. I shkova pas i thashë pse smë kthe përgjigje, ku ishe. Brodha tha. S’të vjen turp si flet kështu.
Kur erdhi djali i thashë. Ikën të dy e folën, se di çfarë bënë. Që atë ditë nuk pija kafe më me ata. Shkoja tek djali tjetër.
Ju nuk flisnin më me të?
Flisja me ta por nuk pranoja të pija më kafe me ta.
Si ishte marrëdhënia e tyre, si shkonin?
Ata shkonin shumë mirë. Por kur ika unë, ajo kishte zënë një dashnor, ngjitur me shtëpinë e djalit tjetër. Ajo bënte tërë marifetet. Një ditë e ruan djali dhe i thotë, u zunë.
Sa kujdesej Marsela për fëmijët?
Ajo 4 ditë u largua nga shtëpia. Ajo denoncoi në polici në Greqi se Naumi e kishte goditur. I mbante djali tjetër që është andej fëmijët.
A u dënua Naumi pas denoncimit?
Jo, nuk u dënua.
A punonte Naumi?
Po punonte, si qeni. Djali më i mirë. Marsela nuk ka pirë ujë por amita.
Po Marsela a punonte?
Jo asnjëherë.
Kushëriri: Naumi ka patur 4 mln lekë në bankë, 2 mln ia ka dhënë Marselës. Nuk kanë pasur probleme ekonomike. Ka punuar pak kohë në duhan. Pastaj u mbyll dhe nuk punoi më.
Ju thoni se nuk e ka kryer Naumi krimin?
Jo nuk e ka kryer ai. Natën e krimit kanë qenë 3 veta që nuk i njohim në banesë. E kanë parë fqinjët që kanë thënë se Marsela ka qenë natën e krimit në shtëpi dhe jashtë e priste një makinë.
Pse nuk u lejua Marsela në varrim?
Nuk e ndaloi njeri. Ishte familja e Marselës në varrim. Ata kishin ardhur dhe kishin frikë të hynin. Dola i futa brenda. Nëna e Marselës ka qarë. I thashë çfarë kishte ndodhur. I çuam edhe tek varret dhe vunë nga një lek hekuri në varr. Kunati qëndroi me mua në shtëpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.