Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PROVA E RE/ Ardit Gjoklaj u vra brenda në landfill

12/12/2016
PROVA E RE/ Ardit Gjoklaj u vra brenda në landfill
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një provë tjetër të rëndësishme, në lidhje me vdekjen e të riut Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës, më 7 gusht të këtij viti, është siguruar nga Prokuroria e Tiranës.
Në përgjigje të një shkrese drejtuar kompanive celulare, organi i akuzës ka marrë përgjigje në lidhje me vendndodhjen e 17-vjeçarit, që punonte në të zezë në landfillin e mbeturinave. Përgjigjja e mbërritur në organin e akuzës, sipas burimeve të hetimit, është se telefoni i Ardit Gjoklajt është loguar në antenën më të afërt me zonën e landfillit të Sharrës natën mes 6 dhe 7 gushtit 2016, kur dyshohet se ka ndodhur edhe goditja e viktimës me ekskavatorin e mbeturinave, duke i shkaktuar vdekjen.
Në përgjigjen e mbërritur në Prokurori konfirmohet fakti se viktima ka lëvizur në zonën e Kombinatit natën e ngjarjes dhe pas orës 3 e gjysmë të mëngjesit, kohë kur mendohet se ka ndodhur edhe goditja aksidentale me kovën e ekskavatorit. Sinjali i fundit i telefonit të viktimës ka qenë në orët e para të mëngjesit të datës 7 gusht, pasi, siç është konfirmuar edhe nga këqyrja në vendin e krimit, aparati celular është mbajtur nga Ardit Gjoklaj në xhepin e bluzës që kishte veshur.
Pas zbulimit të trupit të pajetë në pirgun e plehrave, celulari është gjetur i shtypur në xhepin e bluzës së viktimës, në pjesën e gjoksit, në krahun e majtë të trupit. Lokalizimi i viktimës përmes celularit është bërë me sinjalin që aparati ka dhënë deri në momentin kur është dëmtuar si pasojë e goditjes nga mjeti, që ka goditur edhe viktimën Ardit Gjoklaj.
Pas marrjes së kësaj prove, por edhe bazuar në deklarimet e dëshmitarëve dhe ekspertizën mjekoligjore, prokuroria ka rrëzuar të gjitha pretendimet e ngritura nga ana e avokatëve të katër personave të pandehur për këtë çështje.
Në hetim nga prokuroria për tri akuza janë shtetasit Besnik Braha, 53 vjeç, me detyrë përgjegjës firme, Edmond Kollari, 40 vjeç, drejtues ekskavatori, Dëfrim Hakrama, 44 vjeç, përgjegjës turni dhe Bujar Daja, 45 vjeç, përgjegjës i punonjësve.
Ata akuzohen nga prokuroria se kanë kryer veprat penale “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “drejtim mjeti në mënyrë jo të rregullt”. Edmond Kollari, i cili ka qenë drejtues i ekskavatorit, sipas akuzës, ka qenë i pa pajisur me leje drejtimi (patentë) përkatëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.