Tre të rinj u arrestuan sot nga policia pasi u gjetën në një makinë me një vajzë të mitur, raporton droni.al.
Pas hetimit policia konstatoi se kishin kryer marrëdhënie seksuale me 14 vjecaren duke u akuzuar kështu me për marrëdhënie me të mitur.
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë tre shtetasit:
1. S. D., 17 vjeç, banues në Tiranë.
2. Seit D., 19 vjeç, banues në Tiranë.
3. Roxherso H., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasit e lartë përmendur janë konstatuar nga Shërbimet e Skuadrës Shqiponja në vendin e njohur “Fushë Prezë”, duke udhëtuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, ku në vendin e parë të këtij mjeti ishtet një shtetase në dukje e mitur dhe drejtues shtetasi S. D. Drejtuesi i automjetit është konstatuar nën moshë dhe pa leje drejtimi, si dhe shtetasja në vendin e parë ishte e mitura, A. B., 14 vjeçe, banuese në Tiranë.
Është bërë shoqërimi i këtyre shtetasve në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë, ku nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas kishin kryer marrdhënie me shtetasen A. B., ku dhe është bërë arrestimi në flagrancë i tyre, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Gjithashtu shtetasi S. D. është proçeduar nga Specialistët e Qarkullimit Rrugorë për drejtim i automjetit pa leje drejtimi.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga Neni 100/1 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur si dhe për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit S. D.





