Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kush nuk ka të drejtë vote në 2017-ën

12/12/2016
Kush nuk ka të drejtë vote në 2017-ën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ligji për dekriminalizimin u heq të drejtën e votës një kategorie zgjedhësish, që parashikohen në nenin 2 të tij. Udhëzimi i dalë dje nga Ministria e Brendshme për përgatitjen e listave të zgjedhësve parashikon në pikën 19 të tij që “çdo zyrë e gjendjes civile në bashki, më datë 08.05.2017 printon nga RKGJC-ja dhe firmos listën e zgjedhësve për çdo qendër votimi, duke përfshirë edhe institucionet e posaçme, nën juridiksionin territorial të saj, të cilët gjithashtu duhet të hartojnë listën e zgjedhësve sipas parashikimit të ligjit nr.138/2015, ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’,
dhe ia dorëzon kryetarit”.
Së bashku me udhëzimin, ministria publikoi edhe formularin, me anë të të cilit do të njoftohen të gjithë shtetasit të cilëve u hiqet e drejta e votimit për shkak të qenies subjekt i këtij ligji. Në tekstin e formularit, ku do të shënohen bashkia, emri i institucionit dhe emri i zgjedhësit, këtij të fundit i thuhet: “Ju njoftojmë se për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18.06.2017 në mbështetje të germave ‘a’ dhe ‘b’, të pikës 1 të nenit 2, të ligjit nr.138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’, si shtetas që jeni subjekt i këtij
akti ligjor, nuk jeni të përfshirë në ekstraktin e përbërësve zgjedhorë të qendrës së votimit”, përfundon formulari i njoftimit të zgjedhësve që i përkasin kësaj kategorie. Kjo në fakt bie ndesh me Kushtetutën, e cila nuk ia heq të drejtën e votës asnjë shtetasi, madje edhe atij të dënuar. Në nenin 45 të saj, Kushtetuta e vendit përcakton: “Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet”. Në pikën 3 të këtij neni thuhet më tej: “Të dënuarit që janë duke vuajtur dënimin me heqje të lirisë, kanë vetëm të drejtën për të zgjedhur”.
Ligji i dekriminalizimit përcakton gjithashtu: “Kur një shtetas dënohet me vendim përfundimtar të formës së prerë për një nga veprat e parashikuara nga shkronjat ‘a’ dhe ‘b’ të nenit 2 të këtij ligji, gjykata e rrethit gjyqësor që ka marrë vendimin i dërgon një kopje të vendimit Drejtorisë së
Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila merr masa për pezullimin e së drejtës së votës dhe ngrirjen e rekordit zgjedhor të shtetasit në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Ky pezullim zgjat deri në përfundim të afatit të përcaktuar në nenin 4, pika 8, të këtij ligji. Me mbarimin e afatit të pezullimit, shërbimi i gjendjes civile e heq pezullimin kryesisht”.
Në pikën 2 të nenit 12 të ligjit të dekriminalizimit thuhet gjithashtu se: “Me qëllim njoftimin e personit të dënuar në lidhje me pezullimin e së drejtës së votës, vendimi i dënimit përmban në dispozitivin e tij edhe faktin e pezullimit, sipas këtij neni. Mospërfshirja e këtij ndalimi në dispozitivin e vendimit nuk përbën shkak për pavlefshmërinë e pezullimit. Në çdo rast, shërbimii gjendjes civile merr masa për njoftimin e shtetasit, në lidhje me ekzekutimin e pezullimit
si edhe për mbarimin e pezullimit”. “Gjatë kësaj periudhe, rekordi zgjedhor i shtetasit përkatës nuk përfshihet në listën e zgjedhësve”, përfundon ligji shkruan Gazeta Shqiptare.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.