Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Gjykatësit burra i japin me vështirësi urdhrat e mbrojtjes”

12/12/2016
“Gjykatësit burra i japin me vështirësi urdhrat e mbrojtjes”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Forumi i Gruas Elbasan (FGE) është një organizatë jofitimprurëse, që operon në qarkun e Elbasanit prej 20 vitesh, duke ofruar shërbime konkrete pa pagesë për gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje dhe fëmijët e tyre. Në fillimin e kësaj jave një prej rasteve që u paraqit pranë kësaj strehëze ishte rasti i 32-veçares, nënë me dy fëmijë, e cila për të disatën herë ishte rrahur barbarisht nga bashkëshorti 38- vejçarë.
Gentiana Hasalla, koordinatorja e këtij forumi sqaron shërbimet që gratë mund të marrin në këtë qendër, të cilat janë: këshillim psiko-social për viktimat e dhunës në familje; studion avokatore që ofron këshillim ligjor dhe përfaqësim/ mbrojtje në gjykatë dhe Qendrën e Kujdesit Ditor (shelter emergjence) ku viktimat mund të qëndrojnë deri në 48 orë, deri sa marrin urdhrin e mbrojtjes ose urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes. PNUD e ka mbështetur financiarisht Forumin e Gruas Elbasan që nga shtatori i vitit 2015, me qëllim parësor të reduktojnë dhunën në familje në Elbasan. Për rastin e 32- vjeçares, avokatja e qendrës Soela Kurtitregon se është e dyta herë që paraqitet, por herën e parë e fali bashkëshortin, i cili është një njeri i dhunshëm, për shkak se luan bixhoz dhe konsumon alkool.
Në qarkun e Elbasanit gjatë këtyre muajve janë dhënë 105 urdhra mbrojtjeje. Jo gjithmonë është e lehtë që të arrish të marrësh një urdhër të menjëhershëm mbrojtje apo urdhër mbrojtjeje. Sidomos kur janë gjykatës meshkuj është shumë më e vështirë. Normalisht që gratë e dhunuara duhet të kenë prova të dhunës që është ushtruar ndaj tyre. Ndërsa për dhunën psikologjike, gjykatësit në shumicën e rasteve nuk e marrin parasysh, sepse nuk mund të faktohet -sqaron avokatja Soela Kurti. Në strehëzën e emergjencës pranë Forumit të Gruas Elbasan ka kapacitet për të ndenjur njëkohësisht vetëm dy gra të dhunuara me fëmijët e tyre. Të martën më 6 dhjetor, aty është strehuar një 32- vjeçare së bashku me 2 fëmijët e saj shkruan Gazeta Shqiptare
Ky është një rast që ne njohim, pasi ka ardhur edhe herë të tjera për këshillim, e ka falur bashkëshortin sepse ai është betuar se nuk do të nge më dorë ndaj saj. Por fatkeqësisht këtë herë dorën e ka pasur më të rëndë. Zonja ka një gjë pozitive, pasi ka mbështetjen e prindërve. Ajo pranë strehëzës sonë është shoqëruar nga dy prindërit, të cilët e mbështesin të vijojë me procedurat ligjore, denoncim të dhunës si dhe kërkesë për divorc. Pasi duhet theksuar se gratë që nuk kanë mbështetjen e familjes së tyre shpeshherë për shkak të pamundësisë ekonomike dhe se nuk kanë punë apo një vend ku të strehohen, rikthehen te dhunuesi, te bashkëshorti. Sipas statistikave, 36% e grave nuk kanë mbështetjen e familjes së tyre dhe rikthehen sërish te burrat që i dhunojnë tregon avokatja Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.