Gjykata e Apelit e Shkodrës lë të lirë pedagogun e historisë Rokin Daberdakun.
Pedagogu u arrestua më 21 nëntor për akuzën e korrupsionit pasiv. Më pas Gjykata e Shkodrës dha masën “arrest shtëpiak” deri sot kur Apeli vendosi lirimin kundrejt garancisë prej 500 mijë lekëve dhe kushtit të mos dalë jashtë shteti.
Nga hetimi i organit të akuzës, mësohet se nëpërmjet disa personave që kryenin rolin e sekserëve, ata kishin krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve, në vlera monetare që varionin nga 200- 700 euro.





