Pas publikimit të disa fotove erotike, një punonjëse e ministrisë së Brendshme është larguar nga puna.
Ngjarja ka ndodhur në ministrinë belge të punëve të brendshme ku një zyrtare u gjend në pozicione erotike në disa ambiente të ministrisë, sipas Le Soir.
Mësohet se gruaja është ankuar për pezullimin nga puna që i kanë bërë, duke u shprehur se në fund të fundit bëhet fjalë për jetën e saj private dhe kjo gjë nuk ka lidhje fare me punën.
“Pamjet erotike janë bërë në ashensor dhe në zyrën e drejtorisë së përgjithshme”, – ka thënë zëdhënësi i ministrisë në fjalë, Jan Jambon. Gruaja në moshë të re u dekonspirua nga një kolege e saj, e cila i ka nxjerrë edhe fotot.





