Emisioni investigativ “Boom”në Ora News ka transmetuar sonte pamje nga konviktet e qytetit Studenti që të kujtojnë hotelet e aksioneve ën vitet ’60 të shekullit të kaluar.
Kamera e emisionit ka shkuar në disa prej këtyre godinave dhe ka sjellë pamje rrënqethëse të jetës së studentëve 26 vjet pasi ata sollën demokracinë në Shqipëri.
Godina numër 16
Gazetarja: Si e hidhni ujin se s’paska?
Studentja: Me kovë.
Gazetarja: Me kovë?
Sudentja: Po.
Gazetarja:E mbushni kovën këtu?
Studentja: E mbushim kovën aty edhe e hedhim.
Gazetarja: Frigoriferin e ke marrë vetë?
Studentja: E kam marrë nga shtëpia, tavolinën e kam marrë nga shtëpia, televizorin e kam marrë nga shtëpia, vetëm këto komedinat rrangalle që sheh këtu s’janë.
Gazetarja: Dysheku.
Studentja: I kam ndërruar, kam kërkuar dhomë më dhomë për një dyshek të hajrit.Dhe dyshekët më të mira ishin në kat të parë.
Gazetarja: Po për të gatuar si ja bëni?
Studentja: Rezistenca.
Gazetarja: Gatuani te ajo rezistenca! Çfarë keni sjellë ndonjë gjë tjetër?
Studentja: Shoqja për shembull nuk flinte dot në dyshekët e këtyre, ka sjellë dyshekë vetë. Perden, kemi vënë këto kartonat.
Godina 28
Gazetarja: Ju lejohet të gatuani këtu brenda?
Studentja: Në fakt nuk është se lejohet, por që nuk kemi mundësi tjetër.
Gazetarja: Nëqoftëse nuk lejohet ku i bie të gatuani?
Studentja: Të blejmë ushqimin në mensë.
Gazetarja: Në mensë?
Studentja:Ta blejmë ushqimin.
Gazetarja: Ta bleni, funksionon mensa?
Studentja: Funksionon mensa por është me pagesë sepse është e papërballueshme 3 vaktet që..
Gazetarja: Sa shkojnë 3 vaktet?
Studentja: Po 1 mijë e 200 lekë shkon një pjatë supë, 200 lekë një simite. Minimalisht 2 mijë lekë vakti. Po 2 mijë lekë vakti, 3 vakte 6 mijë lekë ushqim, veç për një student është goxha.Ujin e ngrohim për të larë çorapet.
Gazetarja: Po rrobat e tjera ku i lani?
Studentja: Te lavanderia.
Gazetarja: Me sa lekë?
Studentja: 1500 lekë të vjetra.
Gazetarja: Këtë frigoriferin e keni marrë nga shtëpia apo e ka konvikti.
Studentja: Nga shtëpia e kemi marrë.
Gazetarja: Cilat materiale keni gjetur këtu në dhomë?
Studentja: Dyshekët që ishin copë-copë.Jemi ankuar për dyshekë të rinj, nuk ka.
Godina 7,8
Gazetarja: Nuk kishte ujë godina?
Studentja: Jo, jo te godina jonë nuk ishin hapur fare.
Gazetarja: Po ti lahesh te godina tjetër?
Studentja: Sot u lava tek godina tjetër.
Gazetarja: Po nuk të thonë gjë?
Studentja: Vetëm ato ishin të hapura. Godina 7-8 është me një hyrje dhe një javë do lahesh këtej, një javë do lahesh andej. Vetëm të shtunë dhe të dielë, gjatë javës janë të hapura të dyja godinat.





