Policia greke ka gjetur 99 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Sipas burimeve policore, droga u gjet nga policia greke e ndarë në 50 pako, të cilat ishin futur në 5 çanta.
Droga u gjet e fshehur në një zonë pyjore në Shën Kozma të Pogonit, Janinë.
Policia po vijon krehjen e zonës dhe po heton për zbulimin e trafikantëve.





