Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pa mbaruar ende votimi në Maqedoni, lajm i keq për shqiptarët

11/12/2016
Pa mbaruar ende votimi në Maqedoni, lajm i keq për shqiptarët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një kohë kur orari zyrtar për të votuar po shkon drejt fundit, mediat në Maqedoni raportojnë se pjesëmarrja e maqedonasve në krahasim me atë të shqiptarëve është dyfish më e lartë. Kjo do të zbehi shpresat e partive shqiptarë për të marrë sa më shumë deputetë në parlamentin e ri.
VRAPÇISHT  Votimi në Komunën e Vrapçishtit zhvillohet pa pengesa dhe nuk ka shkelje të procesit zgjedhor në 39-të vendvotime. Deri në orën 13 në votime dolën 4.121 persona ose 24.2 për qind, deklaroi kryetari i KKZ-së Imer Qazimi. Të drejtën e votës e kanë 24.439 persona të cilët  zgjedhin deputetë në NJZ6 nga nëntë lista që i kanë ofruar tre partitë politike dhe gjashtë koalicionet. Dje KKZ-ja mundësoi votimin e 28 personave që ishin paraqitur si të sëmurë dhe të pamundur.
DIBËR  Në të gjitha 27 vendvotimet, 15 në NJZ 5 dhe 12 në NJZ 6, në komunën e Dibrës procesi zgjedhor zhvillohet pa probleme. “Nga numri i përgjithshëm 17.461 votues të cilët janë në Listën e vetme zgjedhore, deri në orën 13 të drejtën e votës e kanë realizuar 20 për qind. Votimi zhvillohet pa asnjë problem. Presim që përqindja e jehonës të jetë më e lartë në orët e pasdites”, tha sekretari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Ali Rexha. Pa probleme zhvillohet edhe votimi në Qendrën e Zhupës. “Në këtë komunë votohet në 16-të vendvotime, prej 6.352 qytetarëve me të drejtë vote deri në orën 13 të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar rreth 16 për qind”, theksoi kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor të komunës Qendra Zhupë,  Erhan Zuber. Vendvotimet gjatë ditës u vizituan nga vëzhgues të huaj, ndërsa procesin e ndjekin edhe vëzhgues të organizatës joqeveritare “Most”.
STRUGË Jehona në komunën e Strugës është 26,4 për qind deri në orën 13, informoi kryetari i Komisionit komunal zgjedhor Bledar Ziba. Në listën zgjedhore janë regjistruar 59.017 persona, ndërsa të drejtën e votës mund ta realizojnë në 101 vendvotime. Sipas kryetarit të KKZ, Ziba, zgjedhjet zhvillohen qetë, pa kurrfarë vërejtje. Struganët votojnë për njërën nga listat për zgjedhje të deputetëve në Njësinë 5 zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
GOSTIVAR Jehona në komunën e Gostivarit deri në orën 13 është 24,2 për qind, Gjithsej 18.528 qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit, informoi kryetari i Komisioni Komunal Zgjedhor, Mustafa Musliu. Sipas KKZ-së, procesi zgjedhor vijon mirë dhe nuk janë regjistruar pengesa. Në komunën e Gostivarit janë të regjistruar 76.362 persona në 121 vendvotime. Të gjitha vendvotimet në mëngjes janë hapur me kohë, në orën 7. Gostivarasit për zgjedhje të deputetëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në NJZ6 përcaktohen për një nga nëntë listat e tre partive dhe gjashtë koalicioneve
OHËR Në territorin e komunës së Ohrit deri në orën 13 në votim kanë dalur rreth 34 për qind e qytetarëve të regjistruar me të drejtë të votës ose 42 për qind sipas Listës së vetme zgjedhore në të cilën nuk hyjnë personat me qëndrim të përkohshëm në vendet e huaja. Kur ka të bëjë me rrjedhën e vetë procesit zgjedhor i njejti zhvillohet pa pengesa, me probleme të vogla. Përveç gabimit të shpallur nga KSHZ për vendvotimet 1253 dhe 1253/1 për të cilat citoi se gjenden në rrugën “Makedonski prosvetiteli” në vend se në SHF “Grigor Përliçev”, ashtu siç informuan nga KKZ, kryetari i KKZ-së Dimitrije Vrevezovski ende informon për rastin e zhdukjes së një fletvotimi në vendvotimin në fshatin Leskoec. Sipas tij, kompetentët punojnë në evidentimin dhe pastrimin e rastit. Në vendvotimet në komunën e Debarcës  deri në orën 13 të drejtën e votimit e kanë shfrytëzuar 1547 qytetarë që paraqet pothuajse 30 për qind të votuesve të regjistruar. Kryetari i KKZ-së Zoran Nogaçeski deklaroi se procesi zgjedhor në të gjitha vendvotimet zhvillohet pa pengesa.
RESNJË Jehona deri në orën 13 në Komunën e Resnjës është 32.65 për qind, informon kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor Sasho Pecalevski. Nga 16.562 votues të regjistruar në listën zgjedhore në 50 vendvotime në komunë kanë votuar 5.408 persona. “Deri tani nuk janë paraqitur e as vërejtur parregullsi. Votimi zhvillohet normalisht”, deklaroi Pecalevski. Banorët e Prespës sot votuan për një nga listat e deputetëve në njësinë e pestë zgjedhore.
VEVÇAN Në komunën e Vevçanit  jehona deri në orën 13 është 42.17 për qind, informon kryetarja e Komisionit komunal zgjedhor Paraskeva Gogoska Kukoska. Nga 2.044 votues të regjistruar, të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar 864 persona. Votimi ashtu siç potencoi Gogoska-Kukoska zhvillohet normal, ndërsa ashtu pritet të vazhdojë deri në fund. Në komunën e Vevçanit votohet në tre vendvotime, ndërsa banorët e Vevçanit votojnë për një nga listat për zgjedhje të deputetëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

15/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.