Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/ Denoncon të dashurin për “përdhunim”, por përfundon vetë e dënuar me burg

11/12/2016
HISTORIA/ Denoncon të dashurin për “përdhunim”, por përfundon vetë e dënuar me burg
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërprerja e lidhjes së dashurisë me një djalë që i kishte premtuar martesë nuk është “gëlltitur” lehtë nga një 17- vjeçare. Për shkak të xhelozisë dhe dyshimeve se ai e kishte tradhtuar gjatë kohës që ishin bashkë, ajo e ka kallëzuar në Polici për përdhunim.
Në pak kohë është kuptuar që kallëzimi ishte i rremë, fakt i pranuar edhe nga vetë 17-vjeçarja S. K., para hetuesve.
Për këtë shkak ajo ka përfunduar si e pandehur në Gjykatën e Tiranës, ku pak ditë më parë u deklarua e fajshme për akuzën e “kallëzimit të rremë”.
Gjykata vendosi dënimin e saj me 4 muaj burg, por përfundimisht lënien e saj në liri me kusht për një periudhë 2-vjeçare. Gjatë kësaj kohe ajo nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës, shkruan Panorama.

Denoncimi për përdhunim
Në kallëzimin e saj të bërë në tetor të vitit të kaluar, e reja ka pohuar se gati një muaj e gjysmë më parë ishte njohur me një djalë, me të cilin kishte dalë disa herë për kafe dhe kishte ndenjur me të shumë herë. Gjatë kësaj kohe ata kishin pasur disa herë marrëdhënie intime me njëri-tjetrin, por marrëdhënia kishte qenë pa dëshirën e saj.
Pas këtij kallëzimi, oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer disa veprime hetimore në lidhje me ngjarjen, duke pyetur familjarët e saj.
Nga ana tjetër, nga ekzaminimi mjekoligjor i kallëzueses nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e saj. Gati një muaj më vonë, janë marrë deklarimet e të kallëzuarit R. M. Ai ka sqaruar para hetuesve se ishte njohur përmes rrjeteve sociale me 17-vjeçaren.
Me kalimin e kohës ai ishte njohur dhe kishte takuar edhe disa prej familjarëve të saj. Pas kësaj dite, ata kanë kaluar edhe një javë bashkë, ku kanë pasur edhe marrëdhënie seksuale me njëri- tjetrin në tri-katër raste, me dëshirën e përbashkët dhe se në asnjë rast nga ana e tij nuk ishte ushtruar dhunë.

Tërheqja nga denoncimi
Ai ka pretenduar se S. K., duhet të jetë shtyrë nga dikush për të bërë këtë lloj kallëzimi, pasi nuk kishte asgjë të vërtetë në përmbajtjen e tij. Pasi janë marrë edhe deklarimet e të afërmve të 17-vjeçares, të cilët kishin qenë në dijeni të raportit të dy të rinjve, atëherë është thirrur për t’u ripyetur në prokurori S. K.
Në deklarimin e saj të dytë, ajo ka sqaruar se pasi ishte njohur me R. i kishin dhënë fjalën njëri-tjetrit se do të martoheshin. Por pas disa kohësh ajo ka kuptuar se partneri i saj nuk ishte korrekt në marrëdhënien me të. Një ditë ajo është vënë në dijeni se ai do të largohej jashtë vendit dhe nga xhelozia, si dhe pas dyshimeve se ai e kishte tradhtuar, ka menduar ta kallëzojë në polici.
“…Nisur nga këto që theksova më lart, kallëzimi im i datës 06. 10. 2015 ka qenë tendencioz në mënyrë që të bëhesha më e besueshme”, ka thënë ajo para hetuesve.
Gjithashtu, ka sqaruar se marrëdhëniet intime me të dashurin i kishte kryer me dëshirën e saj dhe se ajo e kishte kallëzuar, pasi ai nuk donte që të martohej me të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.