Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gazeta gjermane: Ortek kokaine pritet nga Shqipëria

11/12/2016
Gazeta gjermane: Ortek kokaine pritet nga Shqipëria
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas marrëveshjes për paqe në Kolumbi në Europë mund të shtohet sasia e kokainës së kontrabanduar, shkruan revista gjermane «Der Spiegel». Sipas Zyrës Federale të Policisë Kriminalistike të Gjermanisë, në treg po depërtojnë gjithnjë e më shumë grupe nga Ballkani, sidomos nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia.
Procesi paqësor mes qeverisë dhe lëvizjes kryengritëse majtiste FARC në Kolumbi mund të ndikojë në rritjen e ortekut të kokainës në Europë. FARC e ka shfrytëzuar procesin paqësor për t’i zgjeruar arat e mbjella me këtë shkurre tropikale, shkruan revista gjermane «Der Spiegel», citon dialogplus. Sipas një njoftimi të Zyrës së Drogës të OKB-së (UNODC) hapësira e mbjelljes mes viteve 2013 deri 2015 është dyfishuar dhe ka arritur 96 mijë hektarë.
FARC e ka paguar luftën e vet të armatosur me kokainë dhe tani është e interesuar të krijojë rezerva, supozojnë autoritetet e sigurisë. Në kuadër të negociata për paqe qeveria e Kolumbisë kishte hequr dorë nga spërkatja me helm e plantacioneve të kokainës. Rrjedhimisht prodhimi i kokainës ka arritur nivel rekordi.
Në Europë autoritetet kanë shënuar rënie të çmimit të kokainës. Gjithashtu po konfiskohet gjithnjë e më shumë kokainë: vetëm në portin e Antëerpenit vitin e kaluar janë konfiskuar 33,5 tonelata kokainë në vlerë prej 850 milionë euro.
Një aktor kryesor në importimin e kokainës është Ndrangheta nga Italia jugore, por, sipas Zyrës Federale të Policisë Kriminalistike të Gjermanisë, në treg po depërtojnë gjithnjë e më shumë grupe nga Ballkani, sidomos nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.