Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Djegia e mbeturinave të fabrikave rrezikon banesat në Krujë

11/12/2016
Djegia e mbeturinave të fabrikave rrezikon banesat në Krujë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndotjeve të furrave të gëlqeres, guroreve dhe fabrikave të çimentos në rrethin e Krujës i janë shtuar edhe ato të fabrikave të këpucëve të cilat grumbullohen në ambientet e ish-fabrikës së çembrionizimit në Fushë-Krujë.
Kur sasia e tyre arrin në masën maksimale, atyre ju vihet flaka dhe zjarri rrezikon mjaft banesa rreth e qark ndërsa tymi e bloza mbulojnë jo vetëm qytetin e Fushë-Krujës por edhe hapësira të mëdha deri në Tapizë e Thumanë.
Po ashtu flakët që arrijnë në 10-15 metra kanë përfshirë edhe kabllot elektrike ajrore që kalojnë aty pranë duke lënë në errësirë me qindra familje.
Në rrethin e Krujës punojnë 12 fabrika këpucësh dhe në atë të Kurbinit 4 të tilla. Janë një numër i madh zjarresh që kanë shpërthyer për djegien e këtyre mbeturinave të cilët kanë shkaktuar një situatë alarmante në qytet e më gjerë dhe për shuarjen e këtyre zjarreve janë thirrur në ndihmë edhe zjarrfikëse nga Durrësi e Tirana.
Po ashtu edhe një rrezik i paimagjinueshëm është se djegia e këtyre mbeturinave ka dobësuar strukturat prej betoni të kësaj fabrike dhe ajo rrezikon të shembet në çdo moment duke shkaktuar pasoja të rënda tek pallatet që ndodhen afër saj dhe tek banorët e tyre.
Inxhinierë ndërtimi të pyetur për këtë problem, jashtë kamerës thonë se zjarri i ka dobësuar këto kolona dhe ato tashmë nuk janë në gjendje të rezistojnë edhe për shumë kohë.
 Por me gjithë këto probleme që kanë shkaktuar këto zjarre, as bashkia dhe as policia nuk kanë marrë asnjë masë raporton Shqiptarja.com
Grumbullimi i tyre vazhdon pa asnjë shqetësim dhe sikur të mos mungonte kjo këta njerëz kanë filluar të grumbullojnë goma makinash të përdorura duke shtuar kështu jo vetëm llojshmërinë e gazrave helmuese e kancerogjene në atmosferë por edhe agresivitetin e flakëve që mund të shpërndajnë zjarrin në banesat rreth e qark. 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.