Një shtëpi u grabit sot në orët e para të mëngjesit në Tiranë.
Pak orë pas mesit të natës, në paskuqan 2, pranë një karburanti, tre persona të dyshar të armatosur me armë zjarri, kanë hyrë në banesën e shtetasit K. P.
Këta shtetas, kanë kontrolluar banesën dhe kanë vjedhur, tre aparate telefonik, shumën monetare prej 32.000 Lekë dhe automjetin tip “Volksëagen”.
Rreth orës 03:50, automjeti është gjendur i braktisur tek diga e liqenit në Paskuqan.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





