Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Familjarët e Naum Toshit që mbyti 2 fëmijët: Nuk i mbyti ai

10/12/2016
Familjarët e Naum Toshit që mbyti 2 fëmijët: Nuk i mbyti ai
Share on FacebookShare on Whatsapp

Hektor Golka, nipi i 41-vjeçarit Naum Toshi, i cili në orët e para të mëngjesit të së hënës mbyti me tel dy fëmijët e tij dhe më pas vari veten, i bëri apel policisë dhe prokurorisë së Korçës që të zbardhin ngjarjen dhe të mos mbështesë autorët e krimit makabër dhe deklaroi se ata do marrin hak për sa ndodhi, pasi Marsela nëna e fëmijëve është kriminele dhe duhet ta paguajë.

i riu u shpreh për “Gazeta Shqiptare”, se daja i tij nuk ishte vrasës dhe se ai kurrë nuk do e bënte një krim të tillë. Ne nuk e falim atë krim dhe do të marrim hak për ata të tre që po kalben në dhe”, deklaroi Hektor Golka.

NIPI I 41-VJEÇARIT

“Daja im, Naumi nuk do i vriste kurrë Vasjanin dhe Jorgenin, sepse jepte jetën për ata. Gjithmonë kujdesej për fëmijët, i lante, ushqente dhe i vishte. Unë kam qenë vetë në një lokal nate dhe e kam parë Marselën me persona të tjerë teksa kërcente dhe ishte e alkoolizuar. Daja im e ndiqte gjithmonë atë pas dhe e gjente me persona të ndryshëm. Nuk u nda prej saj vetëm për hatër të fëmijëve. Pas krimit në dhomën e saj, ne gjetëm dhjetëra numra me emra të personave (dhe targa të makinash) të ndryshëm, me të cilët ajo shoqërohej. Daja im e largoi Marselën nga jeta e rrugës, sepse edhe burri i parë për këtë e la. Por, ajo nuk dëgjonte dhe shkonte me të tjerë”, tha nipi i 41-vjeçarit, Hektor Golka.

Ky i fundit pohoi se “ka qenë daja që e ka strehuar dhe e ka mbajtur me lekë dhe çdo gjë Marselën. Ajo nuk e meritonte të hynte nuse në shtëpinë tonë. Edhe gjyshi i thoshte dajës që ta linte, ndërsa ai e mbante vetëm për fëmijët. Një herë ajo e mori djalin e madh dhe u largua me disa të panjohur. I kemi gjetur në një furgon të vjetër ku i kishin lënë. I kërkoi falje dajës dhe ai e pranoi përsëri. Ne dyshojmë që daja të ketë varur fëmijët dhe veten. Dyshojmë edhe për letrën që ka gjetur gjyshi tek dera, pasi nuk është shkrimi i Naumit. Dyshojmë që gjithçka e ka bërë Marsela bashkë me persona të tjerë. Ajo ka ardhur nga Greqia në shtëpi në orën dy të mëngjesit dhe ka kaluar sërish në Kapshticë në orën 05:00. Pse erdhi dhe iku sërish ajo?”.

Ndërkohë, Golka pohoi se daja i tij ka pasur në banesë rreth 7 milionë lekë të vjetra, të cilat ia ka marrë Marsela dhe është larguar.

“Ne kërkojmë që policia të hetojë dhe jo të mbështesë autorët dhe të lerë çdo gjë në heshtje. Ne nuk e falim atë krim dhe do marrim hak për ata të tre që po kalben në dhe. Edhe vetë babai i Marselës ka kërkuar që atë ta varim dhe të mos e lemë të jetojë më. Ajo është kriminele”, u shpreh 29-vjeçari Hektor Golka. Gazeta Shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.