Një automjet ka përplasur një fëmijë në afërsi të kafe “Flora”, në rrugën e Durrësit, në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 10:20 ku mjeti me targa TR9774G pasi ka përplasur rëndë fëmijën është larguar nga vendi i ngjarjes.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se fëmija është dërguar drejt spitalit, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.





