Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

4 operacionet e dështuara për kapjen e Klement Balilit

10/12/2016
4 operacionet e dështuara për kapjen e Klement Balilit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Krimeve të Renda ka marrë në dorë dosjen voluminoze të qeverisë greke kundër Klement Balilit, dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia nisi aksionin për kapjen e tij. Por ky nuk është operacioni i parë i uniformave blu në përpjekje për të kapur “Eskobarin e Ballkanit”, siç e cilësojnë atë mediat greke.
Në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, gazetari Artan Hoxha rrëfen detaje nga 4 operacionet e deritanishme për kapjen e tij, por që nuk kanë rezultuar me sukses.
Për një arsye apo një tjetër, të katër këto operacione kanë dështuar.
“Nuk ka patur informacion të saktë se ku mund të ndodhet Klemnt Balili, por janë filtruar zonat ky dyshohet se ai mund të ishte. Pati dyshime se ai ndodhej në jug të vendit. Për shumë kohë ai ka qëndruar në Tiranë. Ka patur një moment në 16 tetor, ku u tha se ai ka kaluar në pikën e kalimit kufitar Tushemisht drejt Maqedonisë, me dokumente të falsifikuara. Por kjo gjë nuk është verifikuar.
Janë bërë 4 tentativa për ta arrestuar Balilin, por kjo nuk është arritur.
Me akuzat e bëra nga PD, Klement Balili dha dorëheqjen e tij nga detyra si drejtor i Transportit në Sarandë, dhe në atë kohë Ministri i Drejtësisë tha se kjo u bë për t’i hapur udhë hetimeve. Shumë kohë pas kësaj nisën operacionet për kapjen e tij.
I pari operacion është zhvilluar në verë, gjatë kohës kur ka qenë piku i turistëve në Sarandë. U tentua të arrestohej, por operacioni dështoi, pasi ai u informua.
Operacioni i dytë është bërë diku rreth datës në 20 tetor. U dërgua skuadra speciale nga Tirana për të mos patur dekonspirim të operacionit, por në momentin kur u ngrit prita, ai la makinën dhe u largua. Në mjetin e blinduar ai la celularin për të shmangur arrestimin.
Tentativa e tretë u bë tre ditë më vonë. Pati informacion se ai do të ishte në një stadium ku luante Delvina. Duke përfituar nga fakti se në stadium ka shumë njerëz, aty u dërgua sërish nga Tirana skuadra speciale, e kamufluar si tifozë, civilë. Por ai nuk shkoi në stadium. Pas ndeshjes është kontrolluar makina e kryetarit të bashkisë, por ai nuk u gjet.
Tashmë, ditën e sotme ka nisur operacioni i katërt, por Balili ende nuk është arrestuar”, tha Artan Hoxha.
Me daljen e masës së sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Krimeve të Rënda, tashmë çdo institucion që e has, duhet të njoftojë Policinë e Shtetit për prezencën e Klement Balilit.
“Arrestimi i tij është shumë i vështirë, por nëse ai do të ketë garanci se mund t’i shpejtojë ndonjë gjykimi të ashpër, ai edhe mund të vetëdorëzohet dhe të përfitojë nga kjo”, tha Hoxha.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.