Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/ Tiranë, vëllai e puth në qafë dhe i fut duart motrës së mitur

09/12/2016
HISTORIA/ Tiranë, vëllai e puth në qafë dhe i fut duart motrës së mitur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Tiranës ka deklaruar të fajshëm një 36-vjeçar, të akuzuar për “ngacmim seksual” të motrës së tij të mitur. Sipas Gjykatës, i pandehuri Ilir S., ka ngacmuar familjaren e tij, të cilën e kishte motër vetëm nga njëri prind.
Referuar kallëzimit të të dëmtuarës, raporton “Panorama”, ngjarja ka ndodhur gjatë muajit maj 2016, kur i pandehuri e ka ngacmuar, duke mos ngurruar edhe ta prekë atë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas ballafaqimit të provave, Gjykata vlerësoi të provuar akuzën e ngritur ndaj të pandehurit. Ai u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg, dënim nga i cili përfitoi uljen e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar, shkruan Panorama.
Në të njëjtin gjykim, ai u shpall fajtor edhe për akuzën e “vjedhjes”, episod i konsumuar në një banesë në kryeqytet, ku ai ka vjedhur një televizor dhe një telefon celular. Sipas vendimit të Gjykatës, kallëzimi i 36-vjeçarit për “ngacmim seksual” është bërë nga motra e tij.
E dëmtuara I. K., ka deklaruar se shtetasi Ilir S., e ka ngacmuar atë seksualisht disa herë në banesën e saj. Ajo ka rrëfyer se, për shkak se të pandehurin e ka vëlla vetëm nga njëri prind, ai ka shkuar të jetojë në banesën e të dëmtuarës dy muaj para kallëzimit.
Vetëm një javë pasi ka ardhur të jetojë aty, ai i ka thënë të dëmtuarës që nuk e donte si motër, por si të dashur. Këtë gjë ia thoshte vazhdimisht me fjalë, pa kryer veprime. Sipas kallëzimit të saj, kjo situatë ka ndryshuar pak ditë më vonë.
Në një nga ato ditë, kur është kthyer nga shkolla në banesë, ajo ka gjetur vëllanë e saj aty. Ky i fundit, i pandehuri Ilir, e ka puthur në qafë dhe e ka prekur në trup. Nga kallëzimi i cituar në vendimin e Gjykatës, një situatë e ngjashme është përsëritur edhe në një nga ditët në vazhdim, ku e dëmtuara i ka thënë se nëse do të vazhdonte të kryente të tilla veprime, do ta denonconte atë në polici.
Për shkak të situatës së pazakontë, e dëmtuara është konfliktuar edhe me një nga anëtarët e tjerë të familjes së saj dhe pas këtij momenti, është larguar nga banesa, duke qëndruar te një mikeshë e saj.
Gjatë kësaj kohe, e mitura ka shkuar në një nga komisariatet e policisë, ku ka kallëzuar veprimet e vëllait të saj. Në arsyetimin e vendimit, Gjykata shprehet se vepra penale është kryer nga ana e të pandehurit me faj në formën e dashjes së drejtpërdrejtë, pasi ai ka parashikuar kundërligjshmërinë e veprimeve të tij dhe pasojat e veprës.
Sipas Gjykatës, gjatë hetimit dhe gjatë gjykimit, i pandehuri nuk e ka pranuar akuzën e “ngacmimit seksual”. Në fazën e konkluzioneve të mbrojtjes ai ka kërkuar pafajësi në lidhje me këtë akuzë. Ndërkohë ai ka pranuar akuzën e “vjedhjes”, për të cilën edhe ka shfaqur pendesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.