Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjyqtarët: Tension në rritje mes pushtetit politik dhe atij gjyqësor

09/12/2016
Gjyqtarët: Tension në rritje mes pushtetit politik dhe atij gjyqësor
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka paralajmëruar për një rritje të tensionit mes pushtetit politik dhe atij gjyqësor kohët e fundit, në prag të nisjes së reformës për drejtësi.

Në një deklaratë për shtyp të organizatës që mbron të drejtat e gjyqtarëve konstatohet se rasti i krimit në familje në Fier nuk është për faj të një gjyqtari por një problem që ka shumë faktorë.

“Konstatojmë me keqardhje që për një periudhë të gjatë kohe nga faktorë të ndryshëm të vendit, kryesisht ata politikë, po hidhet baltë në mënyrë të parreshtur ndaj pushtetit gjyqësor. Një sjellje e tillë armiqësore e ka paraprirë nisjen e procesit të shumëpritur të reformës në drejtësi dhe po e shoqëron atë.

Klima e nderë dhe e tensionuar që ekziston ndërmjet pushtetit politik dhe atij gjyqësor, por mbi të gjitha mosbesim i qytetarëve në organet shtetërore, rëndohet edhe më tepër nga deklarata të tilla dashakeqe, të pabazuara dhe arrogante që kryhen ndaj sistemit gjyqësor në përgjithësi dhe ndaj gjyqtarëve në veçanti. Dhuna në familje është një dukuri shumë shqetësuese për shoqërinë shqiptare, e cila për fat të keq është duke vuajtur ende pasojat e një tranzicioni të tejzgjatur”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet ndër të tjera se ënse edhe gjyqësor do të transferonte fajin e krimit në familje tjetërkund e ka të lehtë të bëjë këto pyetje:

-pse nuk janë siguruar qendra sociale për strehimin e viktimave nga ministritë e linjës,

-pse policia e shtetit nuk kryen detyrën e saj, duke filluar procedimin penal ndaj autorit të dhunës në familje,

-apo pse nuk sigurohen banesa sociale për personat që vendosen të largohen nga banesa, si pasojë e marrjes së masave kundër dhunës në familje.

“Pyetje të tilla sigurisht që do të mbeteshin pa përgjigje, pasi siç u theksua problemi është shumë më kompleks nga sa trajtohet. I ftojmë të gjithë aktorët dhe faktorët shtetërorë, median, por edhe opinionin publik, që nga ngjarje të tilla kriminale të nxjerrim mësimet e duhura dhe secili prej nesh të kërkojë përgjegjësitë e veta. Gjithashtu, i ftojmë që problemin ta trajtojnë me gjakftohtësi dhe të mos hedhin akuza përbaltëse ndaj sistemit gjyqësor”, përfundon deklarata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.