Dy inspektorë të Drejtorisë Rajonale për Sigurimet Shoqërore në Dibër janë proceduar penalisht pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
Sipas policisë së Dibrës, dy zyrtarët e Sigurimeve Shoqërore nuk kanë bërë verifikimin e dokumentave për dy persona, të cilët përfituan pension me dokumenta të falsifikuar.
Ndërkohë policia ka proceduar edhe dy persona të tjerë të cilët akuzohen për falsifikim dokumentash duke përfituar pension njëri për 5 vjet dhe tjetëri për 4.
Policia sqaron se “shtetasi L.K , 66 vjeçe , banuese në Burrel, pasi ka falsifikuar dokumentet zyrtare dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore, duke përfituar padrejtësisht pension për rreth 5 vjet. Vepër penale kjo e parashikuar nga nenet 145 e 191 të Kodit Penal. Në vijim të veprimeve , në lidhje me këtë vepër penale të kryer nga shtetasja L.K, u referuan materialet hetimore në Prokurori, për shtetasen H.K. 49 vjeçe banuese në Tiranë, me detyrë, Inspektore në D.R.S.Sh. Dibër, sepse nuk ka berë verifikimin e të dhënave . Vepër penale kjo e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Po ashtu edhe shtetasi N.P , 66 vjeçe , banuese në Burrel, pasi ka falsifikuar dokumentet zyrtare dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore, duke përfituar padrejtësisht pension për rreth 4 vjet.
Si dhe në lidhje më këtë vepër penale të kryer nga shtetasja N.P, u referuan materialet hetimore në Prokurori për shtetasen F.S , 57 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në D.R.S.Sh. Dibër,pasi nuk ka bere verifikimin e të dhenave. Vepër kjo e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.”





