Një 36-vjeçar nga Malësia e Madhe me iniciale K.F. është shpallur në kërkim për kontrabandë duhani në Malin e Zi.
Policia e Shkodrës njoftoi se pas kontrollit në vendin e quajtur “Grabom” në Kelmend, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, u gjet i braktisur mjeti tip “Benz” i shtetasit K.F., me targë SH 0306 E, në të cilin u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 qese plasmasi me peshën prej 210 kg. duhan i grirë, të cilin dyshohet se do ta tregëtonte drejt Malit të Zi.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Prodhimit të kundraligjshëm të artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”.





