Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka njoftuar sot zyrtarisht, se mbështetur në nenin 146 të Kodit Zgjedhor, njofton publikisht se ditën e premte, datë 9 dhjetor 2016, ora 18.00, pranë ambienteve të tij, në adresën Bulevardi “Zog I”, do të organizohet hedhja e shortit për përzgjedhjen e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë.
Shorti është i hapur dhe me prani të publikut, përfaqësuesve të partive politike, koalicioneve dhe të medias, bën të ditur më tej KLD.





