Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

I pari shqiptar që nominohet për “Grammy”

07/12/2016
I pari shqiptar që nominohet për “Grammy”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Saimir Pirgu, një nga tenorët shqiptarë më të njohur në arenën e artit operistik botëror, ka marrë vlerësimin më të lartë që një artist mund të marrë në karrierën e tij.
Ai është zyrtarisht shqiptari i parë në botë që ia ka dalë të nominohet për çmimin Grammy Award 2017.
Król Roger është votuar si pjesë e pesëshes më të mirë në këtë kategori, në garë me 4 shfaqje të tjera operistike dhe paneli i kritikëve botërorë, votues të akademisë “Grammy”, do të vendosin më pas fituesin.
Për herë të parë kjo shfaqje është vënë në skenë në vitin 1965. Ky është riprodhimi i tetë i saj dhe qysh prej herës së parë që u vendos në skenë, shfaqja me protagonist Pirgun, ka marrë vlerësime maksimale edhe nga kritikët. Shkrime dedikuar asaj në gazetat më prestigjioze botërore, kanë veçuar  tenorin shqiptar për talentin dhe cilësinë e performancës së tij në rolin e “Shepherd”.
“Saimir Pirgu, tenori shqiptar i shkëlqyer dhe i zjarrtë, me një zë të pagabueshëm, ka mjaftueshëm karizëm në zërin e tij sa të mbajë të gjithë mbretërinë të përqëndruar tek Shepherd-i i tij,” shkruan gazeta e njohur britanike “The Independent” në maj të këtij viti (2016), pasi vlerësoi maksimalisht shfaqjen.
Ajo që e bën edhe më të madh ndikimin e Pirgut në nominimin e kësaj opere për ”Grammy”, është pesha e madhe e rolit të tij dhe niveli i lartë i vështirësisë. Ai është konsideruar si ‘zbulim’, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm, por edhe sepse ia doli të duket i pashëm dhe joshës, pavarësisht impenjimit të madh që kërkonte roli i tij dhe vokalizave të larta.
Edicioni i 58-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy” do të transmetohet ‘live’ në stacionin amerikan CBS më 12 shkurt. Eventi do të prezantohet nga aktori komik James Corden dhe do të zhvillohet në arenën e “Staples Center” në Los Angeles.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Freno o ‘Besnik’

16/09/2026
DITA 22/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë në pritje të dorëheqjes së Ramës

”Paketa e maleve”, Kushtetuesja e kalon çështjen në seancë plenare

16/09/2026
Qytetarë shqiptarë mblidhen para Gjykatës së Hagës, për pak del vendimi për krerët e UÇK

Qytetarë shqiptarë mblidhen para Gjykatës së Hagës, për pak del vendimi për krerët e UÇK

16/09/2026
Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Freno o ‘Besnik’

16/09/2026
DITA 22/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë në pritje të dorëheqjes së Ramës

”Paketa e maleve”, Kushtetuesja e kalon çështjen në seancë plenare

16/09/2026
Qytetarë shqiptarë mblidhen para Gjykatës së Hagës, për pak del vendimi për krerët e UÇK

Qytetarë shqiptarë mblidhen para Gjykatës së Hagës, për pak del vendimi për krerët e UÇK

16/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.