Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

I mbijetuari i gropës së Lungomares rrëfen: Si ndodhi aksidenti e si më kërcënoi shefi i policisë

07/12/2016
I mbijetuari i gropës së Lungomares rrëfen: Si ndodhi aksidenti e si më kërcënoi shefi i policisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Petraq Beja, i cili prej disa ditësh qëndron në një karrige me rrota, me dorën të thyer dhe dëmtime të tjera në trup në spitalin e Vlorës, dje rrëfeu për herë të parë se si ndodhi aksidenti ku humbi jetën kushëriri i tij 17-vjeçar, Kristi Panajoti. Njëmbëdhjetë ditë pas aksidentit që ndodhi në aksin Vlorë-Uji i Ftohtë, 21-vjeçari tha se ndjen dhimbje të madhe për vdekjen e të afërmit të tij.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Petraq Beja që i mbijetoi aksidentit tragjik tregoi me detaje se çfarë ndodhi mesnatën e së dielës (më 17 nëntor) dhe në ditët në vijim.
Gjithashtu, i riu rrëfeu edhe momentin kur efektivi i policisë i bëri presion që ai të thoshte se kishte probleme me shikimin. Kjo për të devijuar hetimin, se shkaku i aksidentit ka qenë shikimi i dobët i drejtuesit të mjetit dhe jo mungesa e sinjalistikës rrugore në vendin e ngjarjes.
Çfarë ndodhi atë natë?
Isha duke udhëtuar me kushëririn tim, po bënim xhiro përpara se të shkonim në shtëpi. Vazhduam deri te “Luani” (vend në zonën e Ujit të Ftohtë). Ishte një gropë e madhe, ndërsa unë humba ndjenjat. Në momentin që u përmenda preka Kristin, por ai nuk lëvizi. U përpoqa që ai të përmendej, por ishte e kotë. Erdhën disa djem që të më ndihmonin të dilja nga baxhaja e makinës, por u thashë që të shikonin kushëririn më parë sesa mua. Ndjeja dhimbje shumë të fortë në krah dhe në mes. Më pas nuk mbaj mend gjë.
Para se të ndodhte aksidenti, ku keni qenë?
Kemi qenë në një lokal pranë një karburanti ku kemi qëndruar me shokët.
Keni pirë ndonjë pije ose drogë?
Absolutisht asgjë! Mund të vërtetohet një gjë e tillë nëpërmjet analizave.
Çfarë bëtë pasi dolët nga lokali?
Duke ikur, Kristi bëri dhe një foto, të cilën e hodhi në “SnapChat”, 5 minuta përpara se të binim në gropë. Këtë foto do e mbaj përgjithmonë.
Si ratë në gropë?
Kur po udhëtonim me makinë, nuk pamë asgjë, asnjë sinjalistikë, dhe ramë direkt në gropë.
Me çfarë shpejtësie po udhëtonit?
Duhet të kem qenë me rreth 60 kilometra në orë
Kur e more vesh për humbjen e Kristit?
Pyesja çdo ditë se si është ai. Nuk doja të dija për veten sa për të… Më erdhi gjyshja, që është infermiere, disa ditë pas aksidentit dhe më tha se çfarë kishte ndodhur. Nuk e besoja, as sot nuk e besoj. Kemi qenë si vëllezër me Kristin, kudo ishim bashkë, si në Vlorë, Himarë apo në vende të tjera. Unë ende s’e besoj që ai ka vdekur.
Si është puna e efektivit të policisë që ju kërkoi të pranonit se kishit probleme me shikimin?
Isha me mamanë dhe dentisten, pasi në aksident më janë thyer disa dhëmbë, kur erdhi polici. Ai pyeti mamanë: “Keni dhe shumë punë?” Mamaja iu përgjigj se “nuk kemi dhe shumë”. Ndërkohë, ai tha: “Dilni pak se do flas me djalin”. Kur hyri brenda, pasi foli dhe më pyeti për aksidentin, efektivi i policisë më tha: “Ke problem me sytë?” Ndërkohë unë iu përgjigja se nuk kisha asnjë problem. “Ke, ke” – më tha polici. “Po meqë thua ti, kam. Nëse do e them të të bëj qejfin ty, por unë nuk kam asnjë problem”, i thashë. Ndërkaq, ai më tha: “O djalë, thuaj ke dhe e mbyllim këtu këtë muhabet”. Pasi doli polici, njoftova familjen, ndërsa ata organet përkatëse.
Si është gjendja jote shëndetësore tani?
Kam dhimbje, por e vetmja gjë që më dhemb më shumë është humbja e Kristit, nuk e besoj ende…
(Gazeta Shqiptare)

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026
Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

08/08/2026
KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

Ekzekutimi i ushtarit 20-vjeçar, policia jep detajet. Edhe 3 të tjerë pjesë e konfliktit tragjik

08/08/2026
Mijëra qytetarë çdo mbremje në protestë, kërkojnë shembjen e sistemit të vjetër

Mijëra qytetarë çdo mbremje në protestë, kërkojnë shembjen e sistemit të vjetër

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026
Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

08/08/2026
KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

Ekzekutimi i ushtarit 20-vjeçar, policia jep detajet. Edhe 3 të tjerë pjesë e konfliktit tragjik

08/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.