Shoferi braktis makinën e mbushur me drogë, teksa e ndiqte policia dhe mundi të arratisej. Policia e Vlorës ka sekuestruar 215 kg lëndë narkotike Canabis Sattiva, që ndodhej në automjetin tip furgon.
Sipas policisë, u konstatua një automjet të dyshimtë se mund të transportonte lëndë narkotike, në aksin rrugor të lagjes 24 Majii cili nuk iu është bindur urdhërit të tyre për të ndaluar.
Gjatë ndjekjes së mjetit, përballë shkollës Jani Mingadrejtuesi ka braktisur mjetin dhe është larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e lagjes 24 Maji.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Furgon-Fiat (i bardhë), ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit të saj ka rezultuar me peshë prej 215 kg (kilogram).
Lënda narkotike ishte paketuar në 53 pako, mbështjellë më thasë sintetikë dhe me natriban transparent, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për dokumentimin e ngjarjes, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimatri kriminale.






