Lulzim Berisha është në liri. Madje vetëm pak orë më parë, është postuar edhe fotoja e tij e parë në rrjetin social “Facebook”.

I ashtuquajturi i forti i Bandës së Durrësit, u lirua ditën e djeshme, pasi gjykata argumentoi se ai mund të linte qelinë pas kërkesës së avokatit, nën argumentin e sëmundjes së rëndë. Kërkesa e Berishës, i cili qëndronte në qeli prej 10 vitesh, u bë nga avokati.





