Forca të shumta policie por edhe të FNSH-së po mbështesin sot aksionin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për të prishur 7 objekte, kryesisht biznese që kanë zënë hapësirat e Universitetit Bujqësor të Kamzës. Për të bërë të mundur vijimin normal të aksionit polica ka bllokuar edhe rrugën nga rrethrrotullimi i Bathores deri në Institut.
Mësohet se aksioni i nisur sot me bizneset do të vijojë edhe me nxjerrjen jashtë të familjeve që kanë zënë hapësirat e universitetit.
Aksioni pritet të inspektohet nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame.
Ky aksion, pason paralajmërimin që disa javë më parë, kryeministri Edi Rama, bëri për shpërnguljen e banorëve ët shumtë, të cilët me një vendim të hershëm qeverie, jetojnë në godinat e këtij universiteti.





