Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar procedim penal për veprën penale trafikim narkotikesh, ne baze te informacionit dhe materialit te ardhur nga Greqia per Klement Balilin dhe disa persona te tjere.
Pas kesaj, do shikohen materialet e ardhura dhe nese ka nevoje per veprime shtese.
Nderkohe ne fuqi eshte urdher arresti per Balilin ne baze te njoftimit te interpolit grek.
Shqiperia nuk ka marreveshje ekstradimi me Greqine ndaj eshte bere transferim procedimi. Letrat nga Greqia kane ardhur me poste ne Rinas. Jane marre ne dorezim nga policia qe i ka referuar brenda dites tek Prokuroria e Krimeve te renda. Kjo e fundit duke qene se materiali ishte greqisht e ka percjelle ne Ministrine e Drejtesise per perkthim me qellim perdorimin e materialeve si prova ne procedimin penal te hapur per trafik narkotikesh.
Greqia sjell në Tiranë dosjen me 3 mijë faqe për Klement Balilin
Mbërrin në Tiranë dosja penale greke në ngarkim të biznesmenit Klement Balili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e vendit fqinj, për akuzën e trafikut të narkotikëve
Dosja e personit të cilësuar sibaron droge në Ballkan ka mbërritur në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë, ditët e para të muajit nëntor të këtij viti.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për një total dokumentesh prej gati 3 mijë faqe, të gjitha prova shkresore të palës greke.
Pas marrjes në dorëzim, Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë Prokurorisë për Krimet e Rënda aktet origjinale të dosjes në gjuhën greke, ndërsa ka nisur përkthimi i materialit në fjalë. Prokuroria ndërkohë, nuk bëri komente për çështjen.
Sipas burimeve, përkthimi i materialit për shkak të volumit të lartë ka kërkuar angazhimin e më shumë se 12 përkthyesve, pjesë e listës së njohur si përkthyes zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë. Për shkak të volumit të madh të akteve të përcjella nga pala greke sqaruan të njëjtat burime, procesi është në zhvillim e sipër.
Për shkak të mungesës së provave konkrete nga hetimi i bërë në Shqipëri, për përfshirjen e Balilit në veprimtari të paligjshme, Prokuroria për Krimet e Rendë iu drejtua palës greke me një kërkesë zyrtare për vënien në dispozicion të dosjes së Klement Balilit që në muajin maj 2016.
Bashkangjitur këtyre letërporosive, autoriteteve të vendit fqinj iu përcollën edhe disa veprime hetimore të kryera nga Krimet e Rënda për grupin kriminal, ku sipas palës greke është i përfshirë edhe biznesmeni Balili.
Emri i tij doli në dritë nga një hetim i bashkërenduar mes disa shteteve për të goditur një grup kriminal të angazhuar në trafikimin e drogës. Sipas autoriteteve greke, Balili është financues i grupit që ka kryer trafikim të ngarkesave me drogë nga Shqipëria.
Gjatë hetimit në mars 2016 u identifikuan dy numra telefonikë në përdorim të Balilit.





