Ben Blushi në një deklaratë për mediat ka thënë se integrimi europian i Shqipërisë po vështirësohet dhe se ka akoma shumë “mjegull”. Partitë e mëdha deklaroi Blushi nga selia e LIBRA po bëjnë garë se kush të vonojë dhe pengojë më shumë integrimin europian.
“Fajtorët janë në Tiranë jo në Bruksel” u shpreh Blushi teksa përmendi faktin se ligji i Vettingut mund të përshpejtohet nëse ka vullnet.
Blushi gjithashtu tha se e mbështet një pakt të partive të mëdha për integrimin europian pasi populli sic u shpreh ai është viktimë në këtë mes.





