Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Si u vra në pritë Nelgert Pata, dhe si “e tradhtoi” makina që lëvizte…?!

21/11/2016
DETAJE/ Si u vra në pritë Nelgert Pata, dhe si “e tradhtoi” makina që lëvizte…?!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhen detaje nga ekzekutimi në atentat i 34-vjeçarit nga Tepelena, i cili ishte në kërkim nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Tiranë në maj të këtij viti, ku viktimë mbeti Elton Çiça.
Ai është Nelgert Pata 34 vjeç, dhe është qëlluar me 30 plumba teksa drejtonte automjetin tip “Volkswagen” me targë AA 166 IY.
Viktima e djeshme, Nelgert Pata, u ekzekutua me breshëri automatike në Fier, ndërsa një tjetër person që e shoqëronte atë mbeti i plagosur.
Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, në aksin rrugor Fier–Seman, në vendin e quajtur “Qenas”, raporton “Panorama”
Persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë mjetit tip “Volkswagen”, me targa AA 166 IY, duke e qëlluar atë në ecje.
Për pasojë, 34- vjeçari Pata, që dyshohet të ketë qenë edhe shënjestra e atentatorëve, gjeti vdekjen e menjëhershme. Ndërsa personi tjetër që drejtonte mjetin me të cilin ata udhëtonin, shtetasi Ari Halinani, 38 vjeç, mbeti i plagosur rëndë.

Ekzekutimi
Makina ku viktima Nelgert Pata po udhëtonte në vend të parë si pasagjer ndodhej në vendin e quajtur “Qenas”, lagje në periferi të qytetit të Fierit, kur është qëlluar me breshëri automatike. Në timon rezulton të ketë qenë miku i tij, Ari Halinani.
Policia nuk ka të dhëna se për ku ishin nisur dhe pse Pata ndodhej në një automjet të tillë. Kjo pasi për shkak të precedentëve dhe ngjarjeve të ndodhura së fundmi (pak kohë më parë iu bë një tjetër atentat në Tiranë) 34-vjeçari tepelenas lëvizte vetëm me mjete të blinduara, raporton “Panorama”.
Nga verifikimi i targës së mjetit rezulton se është në pronësi të një shtetasi me inicialet K. K. Por ka dyshime se targa është false dhe nuk i korrespondon mjetit të shënjestruar dje. Ngjarja ka ndodhur në sy të dhjetëra kalimtarëve e personave që kanë biznese aty rrotull. Ata janë shoqëruar në cilësinë e dëshmitarëve.

Autorët
Sipas të dhënave do të kërkohen kamera të mundshme sigurie, të cilat mund të ndihmojnë hetimin dhe identifikimin e autorëve.
Këta të fundit janë larguar me shpejtësi, pasi kanë konstatuar se shënjestra e tyre kishte ndërruar jetë dhe rreth 7 km larg vendit të ngjarjes, në Zhupan, kanë djegur “Benz”-in me të cilin kanë lëvizur.
Në mjet u gjetën edhe dy armë automatike, me të cilat dyshohet të jetë qëlluar viktima. Sipas burimeve të Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja. Viktima ka marrë disa plumba në trup dhe kokë çka i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Gëzhojat janë dërguar në laborator për të verifikuar nëse është qëlluar me njërën armë, apo me të dyja dhe nëse me të njëjtat armë janë kryer krime të mëparshme.
Policia po heton në disa pista, por dyshimi kryesor është hakmarrja pas disa ngjarjeve e atentateve me viktima e të plagosur që kanë ndodhur në Tiranë.
nelgert pata, mjeti djegur ia utoreve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.