Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Papa Francesku shpall Kardinal Ernest Troshanin

19/11/2016
Papa Francesku shpall Kardinal Ernest Troshanin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vatikani shpalli sot 17 kardinalë të rinj, ndër ta edhe kardinali shqiptar Hirësia tij Ernest Troshani. Kardinalët e rinj vijnë prej 11 Kombeve të ndryshme nga mbarë bota.
Megjithëse i moshuar, kardinali i ri shqiptar, ishte i pranishëm në  kremtimin e Konçistorit ku merrte pjesë edhe Ati i Shenjtë, Papa Françesku, me veshjen e kuqe, simbol i gjakut të martirëve e të popullit tonë, që ai e përfaqëson kësaj here para mbarë botës, në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.
Ndër 17 kardinalët e rinj, kardinali ynë, Hirësia e Tij, Ernest Troshani Simoni, tërheq në veçanti vëmendjen e opinionit publik, për qëndresën heroike që tregoi gjatë kalvarit të periudhës së komunizmit ateist. Ai simbolizon jo vetëm martirët, por mbarë një popull të persekutuar që, me besim në Zotin, doli ngadhënjimtar….
Kontinenti më i përfaqësuar në emërimet e reja, do të jetë ai evropian, me 5 kardinaj të rinj, i ndjekur nga Amerika Veriore (4), Afrika (3), Amerika Latine dhe Azia (2) e, së fundi Oqeania. Deri më sot ishin 7 kombet që nuk kishin asnjë kardinal: prej tyre, 4 do të kenë kardinaj me të drejtë zgjedhore (Republika Qendrafrikane, Bangladeshi, Ishujt Mauritius e Papua Guinea e Re) dhe 3, kardinaj me të drejtë këshillimore (Malajzia, Lesotho e Shqipëria). Kështu kolegji kardinalor i pas Koncistorit do të ketë 228 kardinaj, nga të cilët, 121 zgjedhës e 107 jo zgjedhës, 55 – të krijuar nga Papa Françesku (44 zgjedhës).
Kontinenti më i përfaqësuar mbetet Evropa, me 112 kardinaj (54 zgjedhës), ndjekur nga Amerika Veriore e Jugore, me 27 kardinaj (respektivisht 17 e 13 zgjedhës), nga Amerika Qendrore me 8 kardinaj (4 zgjedhës)  e nga Oqeania, me 6 kardinaj (4 zgjedhës). Kolegjit Kardinalor i cili përbëhet nga një mori fytyrash, shpreh fytyrën e Kishës universale. E thekson këtë edhe prejardhja e kardinajve të rinj, përfaqësues të  kontinenteve e të vendeve të ndryshme të botës
kardinal ernest torshani1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.