Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Në Shqipëri, jashtë kontrollit 10 xhami

19/11/2016
Në Shqipëri, jashtë kontrollit 10 xhami
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prej 850 xhamive të ndërtuara në vendin tonë, gati 10 prej tyre nuk janë vendosur ende nën juridiksionin e Komunitetit Mysliman.
Përveç xhamisë në Unazë të Re, problematikë shikohen nga komuniteti edhe xhamitë në Zall Herr, xhamia në një fshat të Librazhdit, në Leshnicë të Pogradecit, në Rrashbull të Durrësit, një xhami në zonën e Shkodrës dhe xhamia e Cërrikut.
Për këtë të fundit burimet pohojnë se komuniteti mysliman po negocion prej muajsh për ta vendosur nën kontroll, ndërkohë që pak muaj më parë vendosi nën juridiksion edhe xhaminë e Mëzezit, që më herët ishte në listën e xhamive problematike, për sa kohë ish imami i saj Bujar Hysa u arrestua për çështje terrorizmi.
Komuniteti mysliman nuk ka folur ende për xhamitë që janë jashtë kontrollit ose thënë ndryshe xhamitë tek të cilat imamët janë të vetëshpallur. E vetmja deklaratë zyrtare për këtë çështje ishte një vit më parë nga kreu i Komitetit të Kulteve në atë kohë, Ilir Dizdari. Pas një raporti të shërbimit informativ që përmendte se në vendin tonë janë jashtë kontrollit 80 xhami, Dizdari bëri këtë deklaratë një vit më parë:
“Thanë mbi 80 xhami, mbi çfarë bazash e kriteresh u referohen, e kanë fjalën që janë objekte pa leje, se ne deri tani kemi 200 xhami që janë të mbyllura ashtu siç ka edhe objekte të kulteve të tjera”, ka thënë më 16 dhjetor të 2015, Ilir Dizdari.
Edhe sot pas një viti nga kjo deklaratë, si Komuniteti Mysliman ashtu edhe institucionet shtetërore nuk japin të dhëna zyrtare se çfarë është bërë me këto xhami, që janë raportuar si të pakontrolluara.
Ajo që dihet është se disa frekuentues të xhamive të lartpërmendura janë nën lupën e Shërbimit Informativ dhe antiterrorist për shkak të prirjeve të tyre radikaliste dhe aq më tepër të lidhjeve të tyre familjare dhe shoqërore me shtetas shqiptarë që luftojnë në Siri. TopChannel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.