Policia bashkiake ka dhunuar një tregtare ambulante që po shiste cigare në afërsi të qendrës së Tiranës.
Policët i rrëmbyen mallin ndërsa gruaja ka filluar të thërrasë. Gruaja po shiste një numër të vogël paketash dhe i përket një grupi nevojtarësh në Tiranë që shesin në rrugë në pamundësi për të gjetur mundësi tjetër jetese.






