Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kapet jahti i të shtënave në Palasë. Policia shoqëron katër persona

03/08/2026
Kapet jahti i të shtënave në Palasë. Policia shoqëron katër persona

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Katër persona janë shoqëruar nga Policia në lidhje me dyshimet për të shtëna me armë zjarri në ajër nga një jaht që lundronte mbrëmjen e së shtunës në det, përballë Palasës. Policia ndaloi Bruno Çela, Leonard Hasa, Afrim Kastrati, Pashk Gjini.

Të shoqëruar janë shtetasit me iniciale B. C., 31 vjeç, L. H., 31 vjeç, A. K., 49 vjeç dhe P. Gj., 60 vjeç, të cilët ndodheshin në bordin e mjetit lundrues.

Sipas Policisë, pas sinjalizimit të marrë rreth orës 21:00 nga pushues që raportuan se kishin dëgjuar të shtëna me armë, në ndjekje të jahtit u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare, Delta Forcë, Komisariati i Policisë Himarë, Stacioni i Policisë Dhërmi dhe grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Pas një operacioni në det dhe në tokë, jahti u ndalua përballë Himarës dhe u shoqërua së bashku me personat që ndodheshin në bord.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se gjatë ndjekjes, dy prej personave kanë tentuar të afrohen në breg me një gomone, por janë rikthyer në jaht pasi kanë konstatuar praninë e forcave të policisë. Ndërsa një tjetër person është hedhur në det në përpjekje për t’u larguar, por është kapur nga Policia Kufitare.

Sipas të njëjtave burime, jahti fillimisht kishte marrë drejtimin për në Greqi, më pas ndryshoi kurs, fiku dritat dhe vijoi lëvizjen në det për t’iu shmangur autoriteteve. Pas rreth dy orësh ndjekjeje, mjeti lundrues u bllokua dhe u shoqërua në Porto Palermo, ku iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në jaht dhe ndaj personave që ndodheshin në bord nuk u gjet asnjë send apo mjet i kundërligjshëm.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor ka marrë deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe ka kryer ekspertimet për përcaktimin e faktorëve plotësues të qitjes.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, për të verifikuar informacionin e marrë dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.

Po ndodh

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

25/08/2026
DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

25/08/2026
Agjenti i BIA serbe, para gazetarit Zeka. Publikohen materiale të dosjes nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Reagimi

Agjenti i BIA serbe, para gazetarit Zeka. Publikohen materiale të dosjes nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Reagimi

25/08/2026
Lëvizje në qeveri? Alfred Lela hedh “shashkën” për Grida Dumën dhe Belinda Ballukun

Lëvizje në qeveri? Alfred Lela hedh “shashkën” për Grida Dumën dhe Belinda Ballukun

25/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

25/08/2026
DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

25/08/2026
Agjenti i BIA serbe, para gazetarit Zeka. Publikohen materiale të dosjes nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Reagimi

Agjenti i BIA serbe, para gazetarit Zeka. Publikohen materiale të dosjes nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Reagimi

25/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.