Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen e mbrëmshme në rafinerinë e Ballshit. Sipas Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial, shkak i shpërthimit ka qenë mosrespektimi i rregullave teknike. Shpërthimi ka ndodhur në momentin e vendosjes në punë të impiantit të hidropastrimit. Sipas ISHTI-it, presioni i hidrogjenit është rritur 3 herë mbi normalen.
Konkluzionet e nxjerra nga ISHTI do t’i vihen në dispozicion Prokurorisë për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë.
Nga shpërthimi në rafinerinë e naftës pati një të vdekur dhe pesë të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.






