Policia arriti të kapë vrasësin e parukieres në Lezhë ndërsa ndodhej jashtë rrethit të Lezhës.
Alfred Nikolli 31 vjec u kap në Mirditë pas një ndjekje profesionale nga policia dhe prokuroria.
Nikolli u kap fill pas u hodh nga një makinë në lëvizje përgjatë kalimit të tij në një zonë rurale në Mirditë.
Alfred Nikolli vrau sot paradite Etleva Ndokën 28 vjece ndërkohë që vajza kishte shkuar në vendin e saj të punës.
Policia e ka ndjekur Nikollin një zonë të Mirditës për 10 minuta pasi u hodh nga makina pasi Nikolli tenoi të largohej e të fshihej në zonat pyjore të zonës.
Aktualisht policët janë vënë në kërkim të armës së zjarrit me të cilën autori ka kryer krimin.






