Ndërkohë që kishte shpërthyer rafineria e naftës në Ballsh, nuk ka bërë bujë shpërthimi i një pusi në Drenovë të Mallakastrës, duke alarmuar banorët e zonës.
Sipas banorëve edhe aty shpërthimi ka qenë i fuqishëm ndërsa sasi të mëdha gazi dhe nafte kanë vërshuar jashtë.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak të rrezikshmërisë së lartë, shkruan lapsi.al. Situata është ende jashtë kontrollit. Shpërthimi është i ngjashëm me atë të dy viteve më parë në Patos Marinëz, vecse atëherë ndodhi shpërthimi nga gazrat dhe ujërat e ndotura që mbeten pas pastrimit të naftës.






