Shoqëria e cila menaxhon ARMO-n ka reaguar duke sqaruar shkaqet e shpërthimit mbrëmjen e kaluar. Sipas kompanisë Ionian, një ndër shkaqet e shpërthimit ka qenë ndërprerja e energjisë elektrike dy herë brenda tre ditëve. Sipas kompanisë administruese të rafinerisë, një tjetër shkak është jofunksionimi i linjës rezervë të energjisë dhe për pasojë nga shpërthimi është prekur vetëm një depozitë hidrogjeni.
Kompania sqaron se kjo ngjarje është shkaktuar nga një gabim njerëzor, duke e trajtuar si një rast të izoluar këtë shpwrthim.
Ionian bën me dije se rafineria i është rikthyer funksionimit me kapacitet te plotë. Në reagimin e saj, kompania ka shprehur ngushëllime për familjarët e prekur nga kjo ngjarje.






