Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kombëtarja izraelite, e rrethuar 2000 policë

11/11/2016
Kombëtarja izraelite, e rrethuar 2000 policë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Asnjë futbollist i Kombëtares izraelite apo stafit shoqërues nuk do të jenë në kontakt për asnjë cast me ambientin e jashtëm. Ata qëndrojnë të izoluar në katet e sipërme të hotelit ku janë akomoduar në Tiranë, ndërkohë që nuk janë parë asnjëherë në sallonin e hotelit, ballkonet apo dritaret e tij

Policia ka njoftuar se janë rreth 2 mijë efektivë që përfshijnë repartin e forcave speciale RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Drejtorinë e Policisë Rrugore, Drejtorinë e Antiterroti, Forca të Posaçme Operacionel dhe Drejtoritë e Policisë së Tiranë dhe Elbasanit.

ndeshja siguria

Veç strukturave të Policisë së Shtetit, në garantimin e sigurisë në hotelin ku po qëndron skuadra izraelite, është angazhuar edhe Garda e Republikës.

Gjithashtu nga strukturat e Policisë së Shtetit janë marrë masa për shoqërimin e ekipit të Izraelit për në stadiumin “Elbasan Arena” dhe anasjelltas gjatë datës 11 dhe 12 Nëntor. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë masa për të garantuar rendin dhe sigurinë në qytet, ndërsa kontrollet si dhe garantimi i sigurisë në ambientet e brendshme të stadiumit do realizohen nga Forcat e Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit, shkruan topchannel.

Tifozët që kanë blerë bileta për të ndjekur në stadium këtë ndeshje duhet të paraqiten 4 orë përpara fillimit të ndeshjes, me qëllim shmangien e radhëve dhe konfuzionit gjatë check in-it të biletës.

Për tifozët ndalohen të mbajnë me vete gjatë hyrjes për në stadium, monedha metalike, çelësa, fishekzjarre, kapsolla, flakadanë, flamuj me shkopinj, shishe uji me tapë, si dhe çadra, por vetëm mbulesa prej plastmasi në rast shiu.

Nuk do lejohen të futen në stadium banderola me parrulla raciste dhe politike. Të gjitha parkimet përreth stadiumit si dhe anës rrugës kryesore në qytetin e Elbasanit do të boshatisen, si dhe do mbyllen të gjitha lokalet përreth stadiumit 8 orë përpara fillimit të aktivitetit.

Më datat 11 dhe 12 Nëntor do të këtë kufizime të shpeshta të lëvizjes në drejtim të Elbasanit dhe anasjelltas për shkak të bllokimit të tunelit. Lëvizja për në Elbasan dhe anasjelltas gjatë këtyre dy ditëve të realizohet nga Durrësi.

Ambasadori izraelit në Tiranë tha se masat e sigurisë nuk i bëjnë përshtypje përvecse se i duken të zakonshme, gjatë një interviste për topchannel.

“Ndonjëherë ne marrim të njëjtat masa sigurie. Për fat të keq në vitin 1972, gjatë lojërave olimpike të Mynihut u sulmuan atletët izraelitë dhe 11 persona vdiqën. Ajo ngjarje ishte rreth 40 vite më parë, por për fat të keq në disa raste ne duhet të marrim masa sigurie për të mbrojtur atletët dhe futbollistët tanë. Por në fund të të gjithës ne ndihemi shumë të sigurtë këtu. Federata e Futbollit është këtu dhe është në kontakte shumë të mira me federatën shqiptare. Lojtarët tanë janë këtu, ndihen të sigurtë dhe janë të gatshëm për ndeshjen nesër. Kjo është ajo që ne bëjmë edhe me skuadra të tjera futbolli, por edhe me sporte të tjera për shkak të ngjarjeve të së shkuarës. Edhe njëherë, kjo nuk është një situatë e pazakontë”, thotë kryediplomati izraelit në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kapet jahti i të shtënave në Palasë. Policia shoqëron katër persona

Kapet jahti i të shtënave në Palasë. Policia shoqëron katër persona

03/08/2026
Dhimbje për deputeten e PD, humb papritur bashkëshortin

Dhimbje për deputeten e PD, humb papritur bashkëshortin

03/08/2026
64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet jahti i të shtënave në Palasë. Policia shoqëron katër persona

Kapet jahti i të shtënave në Palasë. Policia shoqëron katër persona

03/08/2026
Dhimbje për deputeten e PD, humb papritur bashkëshortin

Dhimbje për deputeten e PD, humb papritur bashkëshortin

03/08/2026
Kapet tjetër gomone me kanabis

Qëllohet me armë zjarri nga një jaht pranë Palasës. Policia në alarm

02/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.