Në foto, vendi i ngjarjes
Policia ka dhënë versionin e saj për vrasjen e Etleva ndokës, 28 vjece në Lezhë.
Sipas policisë vrasja ka qenë me paramendim dhe është kryer për motive të dobëta. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
“Identifikohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në qytet Lezhë ku mbeti e plagosur shtetasia E.N. 28 vjeçe banuese në Lezhë, e cila pas transportimit në spital Lezhë për ndihmen e nevojshme mjekësore , ka ndërruar jetë.
Shpallet në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit :
Alfred (Bardhok) Nikolli , 31 vjeç, banues në Lezhë
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.






