Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e parukeres në qytetin e Lezhës ndërkohë që tashmë vrasësi i saj Alfred Nikolli është arrestuar nga policia pas një ndjekje prej disa orësh.
Mësohet se Etleva Ndoka, 28 vjeç humbi jetën në spital për shkak të dy plagëve të marra me armë zjarri një në kokë dhe tjetrën në këmbë.
Nikolli dyshohet se ishte në një lidhje intime me gruan që në fakt ishte e martuar dhe më një fëmijë të vogël.

Mësohet gjithashtu jozyrtarisht se Etleva prej disa kohësh kishte kërkuar ndarjen nga Nikolli, por ky i fundit nuk e kishte pranuar këtë gjë, shkruan panorama.
Filimisht ka pasur një zënie brenda në parukerinë që sapo ishte marrë nga Etleva. Debati ka nisur lidhur me shpenzimet që ishin bërë për parukerinë, shpenzime që me sa duket janë bërë edhe nga Nikolli.
Autori dhe viktima ishin me orgjinë nga i njëjti fshat, Spite, dhe njiheshin me njëri-tjetrin prej kohësh.







