Marjo Ribaj dhe Fabion Veizaj
Pas vrasjes së sotme në fshatin Vranisht të Vlorës, zbardhen disa detaje, për motivin dhe rrethanat e krimit.
Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se dy protagonistët, viktima Fabion Veizaj dhe autori i dyshuar Marjo Ribaj, ishin shokë midis tyre.
Pak çaste para krimit, viktima, i cili ndodhej në banesën e tij, u thirr me telefon dhe u nxor jashtë.
Dy protagonistët, pak metra më larg kanë pasur një konflikt midis tyre, dyshohet konflikt për një makinë.
Në konflikt e sipër, ka ndodhur edhe vrasja.

Fabion Veizaj
Fabion Veizaj, 23 vjeç, banues në Vranisht, ka mbetur i vrarë me armë zjarri nga një bashkëmoshatar i tij në Vlorë .
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:34, në fshatin Vranisht.
Sipas policisë ai është qëlluar me armë zjarri automatik dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vend, për shkak të plagëve të rënda.
Krimi mësohet se ka ndodhur pranë banesës së viktimës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Marjo Ribaj
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, Marjo Ribaj, rreth 23 vjeç, banues në Vranisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të plota të krimit.
Policia ka ngritur grupe të posaçme kontrolli në kërkim të autorit në rrugët dalëse të këtij fshati në drejtim të fshatrave të tjerë dhe po punohet për kapjen e tij.






