Policia e Lezhës ka zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në një parukeri në Lëzhë. Viktima është shtetasja E.N. 28 vjeçe, banuese në Lezhë e cila menjëherë pas ngjarjes është transportuar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.






