Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbulohet letra, fjalët e fundit të studentes nga Fieri para se të vetëhelmohej

06/10/2016
Zbulohet letra, fjalët e fundit të studentes nga Fieri para se të vetëhelmohej
Share on FacebookShare on Whatsapp

Studentja e Fakultetit Ekonomik që i dha fund jetës pasditen e së martës, duke pirë fostoksinë kishte lënë një letër lamtumire, raporton “Panorama”. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15, në dhomën e konviktit nr.25 ku qëndroi gjatë verës në Qytetin Studenti, në Tiranë.

Viktima është 20­vjeçarja Ana Doko, nga Fieri. Ende nuk dihet me saktësi motivi që e shtyu vajzën drejt vetëvrasjes, ndërsa familjarët kanë mohuar që ajo të kishte pasur më parë probleme me depresionin. Para se të konsumonte fostoksinën, 20­ vjeçarja kishte shkruar një letër lamtumire, por pa sqaruar arsyen pse po vetëvritej. “Jam lodhur nga jeta! Mos e kërkoni fajin askund…”, shkruante studentja.

Në fund i drejtohej motrës së saj më të vogël, së cilës i thoshte: “Amanet mamin dhe babin…”. Pasi ka shkruar këtë letër, Ana u ka telefonuar prindërve të saj në Fier, duke u thënë se ndihej keq. I ati dhe e ëma janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, pasi e kanë kuptuar nga zëri se e bija kishte një problem shëndetësor dhe janë gjendur pranë saj para se ajo të ndërronte jetë.

Madje i ati ka qenë ai që i ka bërë frymëmarrje artificiale, deri në momentin që autoambulanca e qendrës shëndetësore të Qytetit Studenti e ka dërguar në urgjencën e QSUT­së. Pak minuta pasi është futur në reanimacion dhe i është nënshtruar terapisë intensive, vajza ka ndërruar jetë.

Ndërsa motra e saj, nëpërmjet disa komenteve në rrjetin social “Facebook”, ka hedhur akuza për shërbimin mjekësor, duke thënë se, në rast se ambulanca nuk do të vonohej, ajo mund të shpëtonte. Për vdekjen e Anës ka reaguar edhe mësuesja e saj, Donika Begaj, e cila thotë se ajo e familja duhen lënë të qetë. “Ana shembullore në mësime dhe në sjellje u largua nga kjo jetë në moshën më të bukur, duke lënë në mes ëndrrën e saj, diplomimin. U prehsh në paqe Ana e bukur, nxënësja ime e dashur”, thotë ajo.

Po ndodh

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

21/09/2026
Vendim edhe për pagesën e ushqimit. Kush përfiton kredi me zero interes nga mjekët, ushtarakët dhe policët

Gjykata pushon akuzën e Ballës për Berishën. Taulanti do paguajë edhe shpenzimet

21/09/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Dyshimet për ekzekutimin e shqiptarit, arrestohet shqiptari me të fejuarën

21/09/2026
Dy netë bllokime të autostradës Tiranë-Durrës, mësoni oraret

Dy netë bllokime të autostradës Tiranë-Durrës, mësoni oraret

21/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

21/09/2026
Vendim edhe për pagesën e ushqimit. Kush përfiton kredi me zero interes nga mjekët, ushtarakët dhe policët

Gjykata pushon akuzën e Ballës për Berishën. Taulanti do paguajë edhe shpenzimet

21/09/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Dyshimet për ekzekutimin e shqiptarit, arrestohet shqiptari me të fejuarën

21/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej