Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sherr në emision, kunati e akuzon se sajoi përdhunimin e vajzës nga babai, nëna: Më varni nëse kam faj

05/10/2016
Sherr në emision, kunati e akuzon se sajoi përdhunimin e vajzës nga babai, nëna: Më varni nëse kam faj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Emisioni “Me zemër të hapur” ka sjellë sot të tjera dëshmi nga rasti i abuzimit të supozuar të 15­vjeçares në Tiranë. Fatos Gurakuqi u akuzua nga vajza e tij se e kishte përdhunuar për disa muaj me radhë dhe madje prokuroria paraqiti edhe prova shkencore, si sperma në rrobat e vajzës.

Por sot nga qelia ku ndodhet prej rreth 1 viti, Fatos Gurakuqi me gishta të zverdhur për shkak të duhanit të shtuar së fundmi deklaroi se është gjallë vetëm për të gjetur drejtësinë. Në emision janë përplasur vëllai i Fatosit dhe gruaja e tij. Vëllai mbështet babain e akuzuar dhe thotë se akuzat nuk janë të vërteta. Ai thotë se 6 fëmijët janë rritur tek gjyshja, nëna e Fatosit. Por më pas ka ‘plasur’ sherri, pasi Julanda Gurakuqi, nëna e 15­ vjeçares tha nëpërmjet një lidhje telefonike se kunati i saj ia ka rrahur fëmijët. Duke nxjerrë të gjitha konfliktet e mëparshme në familje. Nga njëra anë Fatosi këmbëngul për të vërtetën e tij dhe se gruaja dhe vajza nuk donin të punonin me derrat dhe se ai iu ka bërtitur shpesh sepse nuk punonin “por donin të harxhonin vetëm lekë dhe të parfumoseshin”.

AKUZA E RE

Në emision ka dalë në skenë një tjetër çështje e mëparshme e familjessë Julanda Gurakuqit. Kunati i saj ka thënë se motra e Julandës ka akuzar babain e saj për incest 12 vite më parë. E pyetur për këtë rast, nëna e 15­vjeçares tha se nuk është e vërtetë duke deklaruar publikisht se nëse është fajtore ‘le të varet në mes të Tiranës’.

SHERRI

Julanda: Nuk ka të drejtë të përmendë familjen time. Të më dënojnë me varje në mes të qendrës nëse kam faj. Pyete kunatin tim, që kur është arrestuar i vëllai, ka ardhur e më ka rrahur fëmijët dhe ka ardhur policia e çoi në rajon.

Sponsorizuar

Kunati: Ja merrje të gjitha lekët e derrave. Për të ngrënë e për të pirë i sillje fëmijët tek ne, kurse tani nuk i lë.

Julanda: Ty të rreh gruaja. Unë do ta nxjerr të vërtetën. Unë do t’ju nxjerr namin e zi, që ditën e parë që më keni futur në derën. Motra jote bëri shtëpinë 2 katëshe, ndërsa fëmijët e mi nuk kishin çorape.

Kunati: Vajzën nuk e kishe në shtëpi kur ra Fatosi në burg. Ti nuk ke qenë në shtëpi.

Julanda: Nëse nuk janë të vërteta akuzat ndaj Fatosit, burgun e tij do ta bëj unë.

BABAI I AKUZUAR

“Nuk e di se çfarë kanë bërë si nusja si goca. Se çfarë kanë menduar e çfarë kanë vepruar. Ato nuk donin të punonin. Iu thosha hapni ushqimin e derrave. Nuk donin të punonin se vinin era derr. Donin vetëm me lekë për me dal. Donin të vinin era parfum. Iu thosha pse nuk e hapni ushqimin. Iu bërtisja”, kështu ka thënë Fatos Gurakuqi që mendon se pikërisht kjo përplasje ka qenë motiv i ngritjes së akuzës, të cilën e quan shumë të rëndë dhe të pajustifikuar. “Si është gjendur sperma. Nuk kanë ardhur të marrin analizë tek mua. Ato të dyja e dinë se çfarë kanë bërë. Nuk më interesojnë më. Më vjen keq për fëmijët. Ta di arsyen pse e bënë këtë. Nuk u pëlqente puna të ndaheshim po jo kështu me këtë lloj akuze. Ç’më duhet mua jeta. Unë jam i vdekur për së gjalli me këtë lloj akuze. Se çfarë kanë vepruar ato me njëra­tjetrën, nuk di gjë absolutisht. Ato mund të denonconin për dhunë apo gjenin çdo rrugë por jo këtë akuzë. Nuk jam nga fis i tillë. Unë jam gjallë vetëm për të nxjerrë drejtësinë. Vajza kishte pasur lidhje me një person, por më tha që nuk ksihte më. Unë u bërtisja, u flisja, mos rrini kur keni kohë, merrni karrocat e ushqimit dhe e përhapni”, ka thënë Fatosi. /Balkanweb/

Po ndodh

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

21/09/2026
Vendim edhe për pagesën e ushqimit. Kush përfiton kredi me zero interes nga mjekët, ushtarakët dhe policët

Gjykata pushon akuzën e Ballës për Berishën. Taulanti do paguajë edhe shpenzimet

21/09/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Dyshimet për ekzekutimin e shqiptarit, arrestohet shqiptari me të fejuarën

21/09/2026
Dy netë bllokime të autostradës Tiranë-Durrës, mësoni oraret

Dy netë bllokime të autostradës Tiranë-Durrës, mësoni oraret

21/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

21/09/2026
Vendim edhe për pagesën e ushqimit. Kush përfiton kredi me zero interes nga mjekët, ushtarakët dhe policët

Gjykata pushon akuzën e Ballës për Berishën. Taulanti do paguajë edhe shpenzimet

21/09/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Dyshimet për ekzekutimin e shqiptarit, arrestohet shqiptari me të fejuarën

21/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej