Policia e Shkodrës arreston një nga bashkëpunëtorët e autorit të dyshuar për masakrën në Shkodër. Në pranga ka rënë shtetasi Marçel Shipijati 30 vjeç.
30-vjeçari u arrestua në banesën e tij. Shipijati akuzohet se ka ndihmuar Miklovan Parubin të arratiset pas ngjarjes së rëndë.




