Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLSH: Trajtimi i ish të përndjekurve ka dështuar, morën vetëm 1/3 të dëmshpërblimit

03/10/2016
KLSH: Trajtimi i ish të përndjekurve ka dështuar, morën vetëm 1/3 të dëmshpërblimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish të përndjekurit politikë kanë përfituar vetëm 1/3 e vlerës së dëmshpërblimit për vitet e burgut dhe vuajtjes së përjetuar nën regjimin komunist sikurse ka vlerësuar Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi që i ka bërë procesit të rehabilitimit të kësaj shtrese gjatë 25 viteve të postkomunizmit.

KLSH vëren se, qasja ndaj shtresës së ish të dënuarve e të përndjekurve ndeshet me indiferencë të dukshme dhe mungesë vullneti politik dhe shtetëror. “Konstatohet mungesa e bashkëveprimit mes institucioneve shtetërore që janë të përfshirë në implementimin e ligjit të dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë, mungon një bazë qendrore të dhënash për të kontrolluar në kohë reale gjendjen e dosjeve, llogaritjen e saktë, vendndodhjen dhe mangësitë dokumentare që mund ta shoqërojnë dhe, në disa raste, evidencat kanë shumë mospërputhje”, konkludon KLSH. Megjithëse vazhdimësia mbi ecurinë e procesit të dëmshpërblimit të ish të dënuarve e të përndjekurve politikë është deklaruar një prioritet i qeverisë, mungon një strategji për integrimin e saj. Në programin e qeverisë ka vetëm një paragraf që i adresohet kësaj shtrese.

KLSH ka kërkuar ngritjen e një grupi pune me përfshirjen e disa institucioneve për të realizuar një strategji kombëtare që do të krijojë mundësi reale të hartimit dhe zbatimit të politikave për rehabilitim moral, dëmshpërblim solidar financiar dhe për shërbimet publike prioritare, përfshi ato shoqërore në favor të shtresës së ish të përndjekurve dhe familjeve të tyre, si dhe për të mos lënë në harresë këtë periudhë të errët të shoqërisë shqiptare.

KLSH kërkon nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria e Financave, të kërkojnë shtimin e fondeve për dëmshpërblimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë, duke mundësuar shlyerjen e këtij detyrimi të shoqërisë brenda vitit 2017 për dosjet e ish të përndjekurve politikë që janë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë në vitet 2007 – 2008. Brenda vitit 2018 për aplikimet e ish-të përndjekurve politikë të dorëzuara pas vitit 2008 në Ministrinë e Drejtësisë.

KLSH kërkon që 20% të të ardhurave nga privatizimi të shkojë për dëmshpërblimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë, rekomandim ky i lënë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që në vitin 2012.

Sponsorizuar

KLSH kërkon që brenda muajit tetor 2016, ministri i Financave të marrë masat e nevojshme për konsolidimin e stafit të Drejtorisë së Pagesave dhe Dëmshpërblimeve dhe të miratojë detyrat funksionale të drejtorisë ku të formalizohen dhe të përcaktohen qartë rregullat e komunikimit, raportimit dhe monitorimit. Mundësisht shumica e stafit të jenë nga kjo shtresë, çka do të bënte të punonin me përkushtim më të madh.

Ministri i Financave të marrë masa organizative për vënien në eficiencë të programit të ri elektronik të pagesave, trajnimin e punonjësve të Drejtorisë së Pagesave dhe Dëmshpërblimeve për përdorimin e tij dhe nxjerrjen e përgjegjësisë për situatën dhe mangësitë e konstatuara në punën e kësaj drejtorie.

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej