Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjyqtari filozof i Beratit çudit sërish, kërkoi ballafaqim me gruan që i çonte sms hot

03/10/2016
Gjyqtari filozof i Beratit çudit sërish, kërkoi ballafaqim me gruan që i çonte sms hot
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur ta zhvillojë sot seancën me gjyqtarin e Beratit, Shyqyri Çobo, i akuzuar për korrupsion.

Kjo pasi ai kërkoi të njihej me të gjithë dosjen e Prokurorisë.Por edhe në seancën gjyqësoregjyqtari filozof, ka çuditur me deklaratën e tij para trupit gjykues.Ai tha se “ne kërkuam që të bënim ballafaqim me të dëmtuarën, ndërkohë që prokuroria të nesërmen çoi dosjen në gjyq”.

Prokuroria për Krime të Rënda e akuzon atë për korrupsion.Këtë vepër, sipas akuzës, gjyqtari e ka konsumuar pasi me anë të bisedave dhe mesazheve telefonike ka kërkuar favore seksuale nga një grua, të cilën po e gjykonte në një proces civil, për divorc. Referuar kodit penal, gjyqtari Çobo nëse deklarohet fajtor nga gjykata rrezikon një dënim nga 3 deri në 10 vjet burg.

Gjyqtari Çobo nuk e ka pranuar akuzën para prokurorit të çështjes. Ai ka pretenduar se prokuroria me qëllim denigrimin e figurës së tij kanë shtrembëruar kontekstet e bisedave dhe mesazheve telefonike, të dërguara në numrin e telefonit të 30 vjeçares që po gjykonte. Veç këtij pretendimi gjyqtari ka kërkuar të njihet me të gjitha provat e prokurorisë dhe më pas të shprehet me detaje para Gjykatës së Krimeve të rënda, e cila pritet të nis gjykimin në shtator ndaj tij.

Sipas prokurorisë, kallëzuesja ka dorëzuar në gjykatën e beratit një padi civile për zgjidhjen e martesës. Kjo padi, pas shortit i ka rënë për gjykim gjyqtarit Çobo. Ky i fundit, është kujdesur duke i caktuar një avokat kryesisht kallëzuese, të cilën, siç duket në mesazhe telefonike, e mësonte se çfarë rruge të ndiqte për të zgjidhur paqësisht dhe në favor të saj martesën me bashkëshortin.

Gjatë3 muajve të gjykimit, prokuroria ka zbardhur rreth 300 telefonata në drejtim të numrit që përdorte kallëzuesja dhe mbi 200 mesazhe telefonike të cilat janë administruar si prova. Këto thirrje dhe mesazhe telefonike, sipas akuzës, kishin një qëllim, që gjyqtari Çobo të përfitonte favore seksuale kundrejt vendimit gjyqësor.

MESAZHET E GJYQTARIT

Mesazhi 1

Ende s’jam investuar në dobinë tuaj …Ndonëse statura juaj sociale post-martesore për një person të “performancës që unë disponoj – do të jetë ekzigjencë jetësore, kuptohet që të shijosh “Triumfe… do të flasim!! Ok.

Mesazhi 2

Në qartësinë time sundon “Ideja” standarde se fshati xxxx përbëhet nga “komunitete ‘që në aspektin intelektual demonstrojnë DEFICENCË!!! Shtetas të quajtur Y.T. (babai i kallëzueses), për të qenë i sinqertë -Jo, nuk mendoj se e njoh … Gjithsesi, do komunikojmë gjykoj… Si mendon ?/ OK??

Mesazhi 3

…Mirëmbrëma…Ju jeni potencialisht e emancipuar …E kupton se …”Miqësia që të njoh progres – kërkohet komunikim dhe jo heshtje, aq më keq druajtje… Mirënjohje!!

Mesazhi 4

Kurani shprehet se “Ndjenja njerëzore më fisnike që Zoti i ka dhuruar njeriut është dashuria”!!

Mesazhi 5

Unë konstatova se –”sharmi yt femëror ishte tepër joshës dhe femëror… mos u prezanto me “modesti (thjeshtësi) të tepruar… do më falësh 100 herë, por “modestia “e tepruar është veti e njeriut ‘Naiv’ (budalla)… për atë performancë që ke, duhet të ndjehesh krenare! Ok?

Mesazhi 6

Mos injoro CV-në tënde intelektuale që disponon …Si e komenton shprehinë se …”Miqësia shndërrohet në dashuri, ndërsa dashuria kurrrr nuk kthehet në miqësi”…?

Mesazhi 7

Kurrë s’duhet të pretendojmë idealen, në këtë jetë makabër! Më pëlqen doktrina sociale franceze se: “Në jetë të tjera duam, të tjera na duan dhe të tjera kemi”! /Panorama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026
FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026
Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026
FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.